Lajme

Miqësore: Kosova U19 - Prishtina 1:2

Miqësore: Kosova U19 - Prishtina 1:2

Shënuan për Prishtinën Leci e Kelmendi

Fushë Kosovë, 18 qershor, 2017 - Prishtina ka mposhtur Përfaqësuesen e Kosovës U19 të prirë nga seleksionuesi, Ramiz Krasniqi - 2:1.

Prishtina ka shënuar dy gola në pjesën e parë. Pas harkimit nga këndorja prej Bushnjakut, me kokë ishte i saktë Liridon Leci (26’). Ndërsa, 3 minuta pa u mbyllur pjesa e parë, Mankenda nga e djathta bukur ktheu topin për Kelmendin që gjuajti me saktësi - 0:2 (42’).

Ndërsa, golin për Kosovën ka shënuar autogol Agon Xhaka (90’).

Për Prishtinën u paraqitën të gjithë futbollistët e grumbulluar përveç Khalid që ka pësuar një lëndim në këmbë.

Miqësore:

Kosova U19 - Prishtina 1:2 (0:2)

Golat: Agon Xhaka (aut) 90’ - Liridon Leci 26’, Shend Kelmendi 42’

Prishtina: (4-3-3): Alban Muqiqi (Ardit Nika - 46’) - Lorik Maxhuni (Mergim Neziri - 70’), Armend Dallku (Endrit Krsniqi - 78’), Liridon Leci (Agon Xhaka - 56’) - Debatik Curri (Ergyn Ahmeti - 56’), Lorik Boshnjaku (Blend Baftiu - 56’), Endrit Krasniqi (Diar Miftaraj - 43’) - Mergim Pefqeli (Arbër Hoxha - 56’), Shend Kelmendi (Gentrit Begolli - 55’), Gauthier Mankenda (Liridon Fetahaj - 43’). Kryetrajner: Arsim Thaqi.