Lajme

Miqësore: Olimpik Donjetsk - Prishtina 2-1

Miqësore: Olimpik Donjetsk - Prishtina 2-1

Miqësore: Olimpik Donjetsk - Prishtina 2-1

Meriton Korenica

Prishtina krijoi më shumë, por u mposhtë nga dy gabime

Leotrim Bekteshi

Lara/Antalya, 31 janar 2019 - Bardhekaltrit sot kanë zhvilluar miqësoren e tretë në përgatitjet e Turqisë. Megjithëse sërish e dominuan kundërshtarin dhe krijuan shumë më shumë raste, pësuan humbje me dy gabime - njëra prej tyre nga penalltia.

Alen Jasharoski

Miqësore:

Olimpik Donjetsk - Prishtina 2-1 (1-0)

Golat: Anton Shynder (p) 36’, Max Degtyarev 47’ - Jamal Arago 88’

Gjyqtarë: Pavel Maletz, Mihan Gaida, Damian Kos (Poloni)

Olimpik: 1. Konstantin Makhnovskiy 24. Dmitro Gryshko, 3. Illya Tymoshenko, 21. Eugen Tsymbaliyk, 15. Egor Klimenchuk, 18. Sergiy Politilo, 6. Vitaliy Koltsov, 17. Ivan Sondey, 7. Max Teixeira, 8. Andriy Kravchuk, 20. Anton Shynder. Në pjesën e dytë luajtën: Betim Halimi, Igor Snurnitsin, 10. Vitaliy Balashov, 14. Mator, 11. Max Degtyarev. Kryetrajner: Vyacheslav Shevchuk.

Prishtina (4-3-3): 12. Visar Bekaj - 2. Armend Thaqi, 28. Leotrim Bekteshi, 4. Armend Dallku, 13. Abdul Bashiru - 5. Diar Miftaraj, 7. Lorik Boshnjaku (17. Arbër Hoxha - 66’), 27. Marjo Morina (9. Basid Khalid - 66’) - 3. Jamal Arago, 10. Meriton Korenica (77. Mergim Pefqeli - 72’), 19. Alen Jasharoski (66. Ergyn Ahmeti - 59’). Kryetrajner: Mirel Josa.

FC Prishtina

Rastet/golat:

16’ Korenica ndërprenë aksion të ukrainasve dhe e pason me saktësi në zonë për Jasharoskin gjuajtjen e të cilit e ndal portieri, ndërsa Morina e fiton sërish ia vazhdon sërish Jasharoskin nga e djathta, por gjuajta e dytë ishte e pasaktë.

34’ Gabon rëndë portieri Bekaj në pasim të topit në krahun e djathtë dhe njëri nga futbollistët ukrainas ofensivë gjuan në portë nga ku Leotrim Bekteshi në vijë të portës e ndal me dorë.

36’ Anton Shynder i pagabueshëm nga pika e bardhë - 1:0.

47’ Edhe Boshnjaku gabon në pasim në mesfushë nga ukrainasit me shpejtësi me dy-tre pasime dalin e arrijnë në zonë nga e majta nëpërmjet Degtyarev i cili me saktësi shënon gol të bukur - 2:0.

Olimpik - Prishtina 2-1

52’ Jasharoski me gjuajtje të fortë të ulët ballore nga 22-23 metra qëllon pingulen e majtë të ish-portierit të Dritës, Betim Halimi.

57’ Aksion i gjatë i cili u mbyll me gjuajtjen e Jasharoskit dhe pritjen e Halimit. Ndërsa pas këndores dhe aksionit në vazhdim nga e djathta topi përfundon në krahun e kundërt nga Morina gjuan fortë, por jashtë.

58’ Edhe Boshnjaku provoi gjuajtjen nga distanca, por e plogësht.

Lorik Boshnjaku

62’ Teixeira gjuan nga ndërprerja prej distancës, por pret Bekaj.

66’ Kravchuk, mesfushori ukrainas që sot shkëlqeu provoi gjuajtjen e cila doli jashtë.

68’ Hoxha provon gjuajtjen nga e majta, tepër e lartë.

Arber Hoxha

70’ Korenica gjuan ballore, pret portieri Halimi.

Basid Khalid - Betim Halimi

80’ Edhe gjuajtjen e Hoxhës e pret portieri Halimi.

88’ Pas aksionit të gjatë dhe nga tentimi i dytë për t’u organizuar, Prishtina ia doli të ngushtonte me meritë rezultatin kur harkimin e bukur nga e djathta të Armend Thaqit me gjuajtje me kokë e përfundoi në rrjetë Jamal Arago (88’).

Jamal Arago

Më vonë video raporti nga ndeshja…

Ergyn Ahmeti