Lajme

Miqësore: Onix - Prishtina 0-3

Miqësore: Onix - Prishtina 0-3

Realizues Thaqi (3’) e Januzi (42’, 44’)

Ahmed Januzi

Istog, 7 gusht 2019 - Prishtina sot ka zhvilluar njërën prej ndeshjeve më të pëlqyera në miqësoret testuese të verës. Në fushën e përgatitur në mënyrë të përkryer nga Istogu, Onix nga Banja e Pejës, anëtar i Ligës së parë, ka gostitur Prishtinën e cila në fund triumfoi me golat e realizuar në pjesën e parë - 3:0. Ishte Thaqi që nisi serinë e golave në minutën e 3-të pas asistimit të Mankendës, ndërsa ky i fundit asistoi edhe për golin e dytë në ndeshje me realizues Januzin (42’). Golin e dytë personal në ndeshje dhe për rezultat përfundimtar u përkujdes sërish sulmuesi në formë, Januzi (44’) i cili shënoi gol të bukur me të majtën nga distanca.

Armend Thaqi

Prishtina pati edhe shumë raste tjera dhe rezultati lehtësisht ka mundur të jetë edhe më i lartë. Pa tentime nuk ishte as skuadra mike, megjithëse pa ndonjë rast bindës shënimi.

Gauthier Mankenda

Shtabi teknik provoi të gjithë futbollistët në dispozicion, munguan vetëm portieri Haxho i lënduar, Abazi ende i papërgatitur si dhe dy futbollistët e rinj të ftuar në grumbullim me U19 të Kosovës, mesfushori Zyba dhe portieri i tretë i skuadrës, Adi Hyla.

Endrit Krasniqi

Para fillimit të kampionatit më 16 gusht, skuadra pritet të luaj vetëm edhe një testuese tjetër, sipas të gjitha gjasave me U19 të skuadrës sonë, për çka iu njoftojmë me kohë.

Ahmet Haliti

Ndërsa, nga dita e djeshme skuadra ka mbyllur seancat dy herë në ditë dhe tani gradualisht do të ulet tempi deri në freskimin e skuadrës nga puna jashtëzakonisht e lodhshme e fazës përgatitore.

Ergyn Ahmeti

Miqësore: Onix - Prishtina 0-3 (0-3)

Golat: Armend Thaqi 3’, Ahmed Januzi 42’, 44’

Shikues: mbi 100

Prishtina (4-3-3): Alban Muqiqi - Armend Thaqi (Ramush Ramadani - 77’), Leotrim Bekteshi (Art Maloku - 76’), Ahmet Haliti (Agon Xhaka - 67’), Tun Bardhoku (Gentian Mazrekaj - 77’) - Lorik Boshnjaku (Diar Miftaraj - 58’), Endrit Krasniqi (Armend Gashi - 74’), Ergyn Ahmeti (Alban Shillova - 58’) - Meriton Korenica (Liridon Fetahaj - 67’), Gauthier Mankenda (Kreshnik Uka - 58’), Ahmed Januzi (Trimror Selimi - 68’).

Alban Muqiqi