Lajme

Miqësore: Partizani - Prishtina 1-0

Miqësore: Partizani - Prishtina 1-0

Golin e vetëm ka shënuar Bardhi 41’

Laç, 24 qershor, 2017 - Partizani i Tiranës dhe Prishtina kanë zhvilluar sot në Laç ndeshje kontrolluese.

Ishte kjo ndeshje që nuk bindi, mbase vapa e madhe apo edhe lodhja nga faza përgatitore, por me bind nuk bindi. Prishtina nuk gjuajti asnjëherë në portë, ndërsa pati dy tentimet e vetme nëpërmjet Mankendës që përfunduan jashtë kuadratit.

Ndërsa të kuqtë nga Tirana përveç që shënuan nga një aksion i mirë qëlluan edhe dy herë traversën.

Po ashtu, Partizani pati iniciativën gjatë ndeshjes dhe ishte më dominues.

Skuadra sot ka udhëtuar në Laç dhe në kryeqendër kthehet pas ndeshjes.

Miqësore:

Partizani - Prishtina 1:0

Golashënues: Bardhi 41’

Partizani (4-3-3): Hoxha /c/ - Fejzullahu, Ibrahimi, Atanda, Kotobelli - Batha, Trashi, Vila - Progni, Mazrekaj, gBardhi. Në pjesën e dytë luajtën edhe futbollistë tjerë. Kryetrajner: Sulejman Starova.

Prishtina (4-3-3): Alban Muqiqi (Ardit Nika - 76’) - Lorik Maxhuni (Përparim Osmani - 63’), Armend Dallku (Ergyn Ahmeti - 76’), Liridon Leci (Agon Xhaka - 68’), Mergim Neziri (Bleon Sekiraqa - 79’) - Lorik Boshnjaku (Blend Baftiu - 63’), Endrit Krasniqi (Diar Miftaraj - 49’), Debatik Curri (Mërgim Pefqeli - 58’) - Gauthier Mankenda (Gentrit Begolli - 60’), Shend Kelmendi (Liridon Fetahaj - 54’), Basit Abdul Khalid (Arbër Hoxha - 63’). Kryetrajner: Arsim Thaqi.

FC Prishtina