Lajme

Miqësore: Prishtina - 2 Korriku 7:1

Miqësore: Prishtina - 2 Korriku 7:1

Skuadra pritet të ndeshet edhe me Partizanin e Tiranës

Pejë, 20 qershor 2018 - Prishtina ka zhvilluar kontrolluesen e parë në fazën përgatitore për Evropë. Skuadra e 2 Korrikut nga Prishtina i bëri nderë Prishtinës e cila sot u grumbullua vetëm për t’i shërbyer bardhekaltërve.

Dhe, ndeshja shërbeu ashtu për çka nevojitej dhe i shërbeu mjaft mirë shtabit teknik.

Për skuadrën luajtën të gjithë futbollistët veç Fetahajt dhe Xhakës dhe dy portierëve rezervë dhe Bozhoviç i cili sot iu është bashkëngjitur skuadrës.

Prishtina u paraqit me rreshtim ndryshe prej viteve të kaluara, por të njëjtë me 6-7 ndeshjet e fundit kampionale, në pjesët e dyta të tyre, 4-4-2, por sot luajti tërë ndeshjen me dy sulmues në qendër. Dhe, përveç shtatë golave të shënuar, skuadra ka qëlluar edhe dy herë shtyllën.

Ndërsa ditëve në vazhdim pritet të lujmë edhe me Partizanin e Tiranës - skuadër e cila sikurse Prishtina, përgatitjet për Evropë do t’i zhvillojë në Banjë në Pejës.

Miqësore:

Prishtina - 2 Korriku 7:1 (4:0)

Golat: Khlid 25’, 31’, 34’, Zyba 27’, Hoxha 69’, Jasharoski 76’, Pefqeli 79’ - Molliqaj 88’

Gjyqtar: Gramos Shala (Pejë).

Prishtina (4-4-2): Bekaj (Muqiqi - 46’) - Osmani (Thaqi - 46’), Dallku (Bekteshi - 46’), Haliti (Curri - 46’), Arago (Bashiru - 46’) - Mankenda (Pefqeli - 46’), Zyba (Hasanaj - 57’), Ahmeti (Mustafa - 46’), Korenica (Maxhuni - 61’) - Khalid (Jasharoski - 46’), Januzi (Hoxha - 46’).

2 Korriku: A. Govori - D. Govori, Kastrati, Salihu, Pajaziti, Janovaliu, Oruqi, Shala, Prapashtica, Beqiri, Veliu. Në pjesën e dytë u paraqiten edhe lojtarë të rinj të ekipit.

Golat:

25’ Arago harkon furishëm nga e majta e pas pritjet se portierit Govori provoi edhe Januzi, por sërish Govori deri sa në tentimin e tretë shënon Khalid nga afërsia - 1:0.

27’ Osmani harkoi nga e djathta e gjuajtjen e Zybës me kokë portieri nuk mundi ta ndalte - 2:0.

31’ Korenica nga e majta si me dorë e qet Khalidin që me shpejti kalon vijën mbrojtësi dhe vendos topin në portë në krahun e tij të majtë - 3:0.

34’ Sërish harkon Arago nga e majta, kurse Khalid gjuan me kokë dhe shënon për - 4:0.

69’ Krosimin e fortë nga e majta të Pefqelit - me kokë Hoxha e tund rrjetën - 5:0.

73’ Pefqeli me gjuajtje të furishme qëllon pingulen.

76’ Hoxha gjuan, pret portieri, nga topi i kthyer përfiton Jasharoski dhe nga afërsia e vendos topin në rrjetë - 6:0.

79’ Jasharoski ia vazhdon Pefqelit i cili pas depërtimit paralel me zonë gjuan saktë nga 18 metra, 7:0.

81’ Hasanaj me gjuajtje të furishme nga distanca e qëllon traversën.

88’ Florent Molliqaj pas gjuajtjet së tretë mposhtë nga afërsia portierin Muqiqi që dy herë tjera më parë shpëtoi skuadrën.