Lajme

Miqësore: Prishtina - Arda (Bullgari) 5-0

Miqësore: Prishtina - Arda (Bullgari) 5-0

Futbollistët bardhekaltër sot shkëlqyen

Ahmed Januzi

Belek/Turqi, 22 janar 2020 - Nga dy gola të Ahmed Januzit (11’, 39’) e Oto John (66’, 79’) dhe një i Ardit Hilës (58’), dhe jo vetëm, shtylla e Endrit Krasniqit (38’), një mori rastesh tjera, përkundër vetëm tre tentimeve të bullgarëve, prishtinasit shkëlqyen në çdo aspekt. Rezultati po-se-po, por edhe me të gjitha elementet tjera, shtabi teknik u nda më se i kënaqur nga të përzgjedhurit e tyre. Në ndeshje nuk u paraqit vetëm Lorik Boshnjaku me pak problem shëndetësor dhe portieri Alban Muqiqi.

Oto John

Pa dyshim që kjo ishte paraqitja më e mirë e Prishtinës gjatë katër vitesh sa skuadra përgatitjet dimërore në Turqi.

Ndeshja e ardhshme e bardhekaltërve është pas dy ditësh kundër Kolos - anëtar i elitës së futbollit ukrainas.

FC Prishtina - Arda 5-0

Miqësore, Belek (Turqi) - Stadiumi “Titanic Belek”

Prishtina - Arda (Bullgari) 5:0 (2:0)

Golat:  Ahmed Januzi 11’, 39’, Ardit Hila 58’, Oto John 66’, 79’

Përbërja e Prishtinës, pjesa e parë:
Eglant Haxho - Labinot Ibrahimi /c/, Diar Miftaraj, Ahmet Haliti, Leonit Abazi - Qendrim Zyba, Ergyn Ahmeti, Endrit Krasniqi - Gauthier Mankenda, Meriton Korenica, Ahmed Januzi.

Pjesa e dytë:
Visar Bekaj - Armend Thaqi, Leotrim Bekteshi, Ermal Vitija, Tun Bardhoku /c/ - Qendrim Zyba (Diar Miftaraj - 70’), Ardit Hila, Nils Mema, Kreshnik Uka - Alban Shillova, Oto John.

Arda: Karadzov - Konstadinov, Hasani, Stoev, Krastev, Hokvsepyan, Martinov, Delev, Nanna, Kovackev, Vasilev. Në pjesën e dytë luajti përbërje tjetër.

Leonit Abazi

Rastet/Golat:
Prishtina përball skuadrës bullgare nisi mjaft mirë ndeshjen. Që në minutën e 11-të zhbllokoi rezultatin pas një kundërzbritje të shpejtë dhe në fund të aksionit Korenica nga e djathta gjen Mankendën krejtësisht në kahun e kundërt i cili depërton në mbrojtjen kundërshtare duke e gjetur para portës Januzin gjuajtja e të cilit së pari shkon në shtyllën e djathtë dhe kalon vijën fatale - 1:0.

Gauthier Mankenda

Mankenda sot ishte i pandalshëm, në minutën e 13-të kalon disa kundërshtar nga e majta dhe sërish e gjen Januzin i cili disi e gjen më në të djathtë brenda zonës Ahmetin i cili nga situatë mjaft e mirë gjuajti lart mbi portë.

Në minutën e 28-të aksion tjetër i rrjedhshëm i nisur nga Zyba e që sot nuk vërehej që ka pak ndeshje me ekipin e parë duke u harmonizuar tërësisht me ekipin, e kalon topin djathtë te Ahmeti, ky te Januzi i cili bukur e shërben në zonë Korenicën i cili sërish se gjen portën, pak e lartë mbi kuadrat.

Qendrim Zyba

I vetmi kërcënim nga Arda erdhi në minutën e 36-të kur nga e djathta harkoi Delev e nga brendësia e zonës me kokë gjuajti Vasilev, por jashtë pingules.

Krasniqi ishte në elementin e tij sot, në dy raste ndërprenë aksionin e kundërshtarit, në minutën e 38-të përpak e përfundoi vetë, ishte i pafat, qëlloi pingulen, kurse vetëm një minutë më vonë (39’) pas aksionit identik, e shërben Januzin i cili e kalon portierin dhe e vendos topin në rrjetë - 2:0.

Endrit Krasniqi

Deri në fund të pjesës së parë tentuan edhe Korenica (41’ - gjuajti lartë), në Januzin pas pasimit të Ahmetit nuk u gjykua penallti e pastër (42’) pas ndërhyrjes nga portieri bullgar dhe sërish Januzi pas bashkëveprimit të mëhershëm nga Mankenda, tentoi parabolën, por s’ishte i saktë.

Meriton Korenica

Edhe në pjesën e dytë vazhdoi po e njëjta lojë, Zyba me pasim të saktë në thellësi të zonës në të majtë për Memën që bukur e kthehu në ballore afër 16-metrave dhe gjuajtja e fortë dhe precize nga Hila - 3:0 (58’).

Prishtina - Arda 5-0

Në minutën e 60-të John del me portier i cili e ndali gjuajtjen e sulmuesit tonë dhe sikur paralajmëroi se do të shënonte më vonë.

Ishte Hila që bukur shërben John-in në të majtë, ky i ikën mbrojtësit dhe pa problem e zgjedh përballjen me portierin kundërshtar, vendos topin në rrjetë për 4-0 (66’).

Ardit Hila

Deri te shënimi i golit të 5-të, skuadra bullgare pati dy tentime, por asnjëra në kuadrat, ato përfunduan jashtë pinguleve.

Goli përfundimtar u shënuar pas pasimit të saktë të Bekteshit për Shillovën në krahun e djathtë duke i ikur mbrojtësit dhe afër zonës me harkim të saktë e gjen Johnin e vetmuar në shtyllën e dytë që shënon me kokë - 5:0 (79’).

Oto John