
Miqësore: Prishtina - Chayka 0-1
Prishtina pësoi humbje në miqësoren e parë
Belek/Antalya, 26 janar 2021 - Me golin e Vasily Aleinikov (25’), Chayka ka mposhtur Prishtinën, 1-0. Zhvillimi i ndeshje u vu në pikëpyetje për shkak të reshurave të mëdha të shiut, për çka u deshtë të zhvendosej në fushën e dytë të kompleksit të hotelit “Titanic” në Belek.
Bardhekaltrit luajtën në pjesën e parë me ekip të kombinuar, kurse në atë të dytën luajtën futbollistët që kanë pasur më shumë paraqitje gjatë stinorit vjeshtor.
Skuadra zhvillon takimin e dytë kontrollues pas tre ditësh më 29 janar kundër skuadër së Orenburg nga Rusia, kategoria e parë, në vendin e tretë në klasifikim me ambicie për t’u ngjitur në elitën e futbollit rus.
Prishtina - Chayka 0-1 (0-1)
Golashënues: Vasily Aleinikov 25’
Prishtina: Ardit Nika (Eglant Haxho - 46’) - Tun Bardhoku (Besnik Krasniqi), Gentjan Muça (Lumbardh Dellova - 46’), Gledi Mici, Lorik Boshnjaku /c/, Qendrim Zyba, Mergim Pefqeli (Endrit Krasniqi - 46’), Enis Gavazaj, Albin Prapashtica (Leonit Abazi - 46’), Alban Shillova (Leotrim Kryeziu - 46’). Krytrajner: Zekirija Ramadani.
Chayka: M. Filippov - A. Piskunov, A. Hajibeyov, V. Khozin /c/, K. Savichev, N. Kaplenko, R. Orazov, V. Aleinikov, A. Kulishev, A. Chochiev, I. Umaev. Në pjesën e dytë u angazhuan edhe futbollistë tjerë. Krytrajner: Magomed Adiev.
Rastet/goli:
22’ Chochiev gjuan me kokë skaj pingules.
25’ Kundërzbritje e shpejtë nga e majta, topi pasohet në zonën e Prishtinës ku me saktësi nga pozita ballore gjuan dhe shënon Aleinikov - 0-1.
33’ Gavazaj nga e djathta me diagonale e gjen Prapashticën në krahun e majtë dhe pas manovrimit gjuan në këndin e kundërt, topi përfundon jashtë skaj pingules.
36’ Zyba provon gjuajtjen nga distancë e madhe, pret portieri rus.
40’ Prapashtica e harkon gjuajtjen e lirë, në shtyllën e majtë të portierit gjuan me kokë Shillova, por jashtë.
45’ Top i gjatë horizontal i skuadrës ruse, Orazov i ikën pozitës jashtë loje, del me portierin Nika i cili pret dhe shpëton gol të sigurt, këndore.
49’ Këndore e kundërshtarëve, topi devijohet jashtë zonës, gjuan zëvendësuesi Uzhgin, skaj pingulës.
57’ Aksioni më i mirë në ndeshje, E. Krasniqi nga e majta diagonale në të djathtë te B. Krasniqi, e ky mbrapa shpinës së skuadrës ruse te Kryeziu i cili e kërkoi krahun e majtë, por intervenon portieri Ynusov.
62’ Aksion pak më i gjatë i futbollistëve të Chayka, Leontiev gjuan pak nga ana e majtë, por jashtë pingules së kundërt.
67’ Besnik Krasniqi gjuan ballore nga ndërprerja, këndi i sipërm, pret portieri rus.
Lajme tjera