Lajme

Miqësore: Prishtina - Chertanovo 1-4

Miqësore: Prishtina - Chertanovo 1-4

Bardhekaltrit sot u ndeshën me kundërshtar shumë të fort

Meriton Korenica PRISHINA - CHERTANOVO 1-4

Lara/Antalya, 28 janar 2020 - Prishtina sot ka pësuar humbjen e parë në përgatitjet e Antalyas. Megjithëse me gjykim jo aq të saktë të gjyqtarëve polak dhe dueleve të forta fizike, fitorja e skuadrës ruse ishte më se e merituar. Skuadër kjo që përveç tre futbollistëve, të gjithë të tjerët vinin nga Akademia e tyre dhe kryesisht të gjithë me të kaluar reprezentative në grupmoshat e Kombëtares ruse.

Kreshin Uka - PRISHTINA - CHERTANOVO 1-4

Prishtina shpejtë pësoi dy gola, me dy gabime, nga penalltia (3’ Egor Rudkovskiy) dhe vonesës në mbulim pas ndërprerjes (15’ sërish Rudkovskiy).

Pas disavantazhit, Prishtina u këndell dhe po atakonte portën kundërshtare, ndërsa ia arriti të ngushte epërsinë me golin e Ahmed Januzit pas asistimit të Meriton Korenicës (43’).

PRISHTINA - CHERTANOVO 1-4

Bardhekaltrit patën edhe disa mundësi tjera në pjesën e parë, por që nuk u treguan konkret.

Edhe në pjesën e dytë prishtinasit po provonin të barazonin, por sot përball patën skuadër jashtëzakonisht të disiplinuar dhe e rrezikshme e që çdo hapësirë të lirë e shfrytëzonte maksimalisht.

PRISHTINA - CHERTANOVO 1-4

Kështu, prishtinasit u ndëshkuan edhe dy herë tjera, me aksionin e futbollistët më të vlerësuar në treg, 1.3 milion, Vladislav Serveli dhe me autor Daniil Prutsev (55’).

Goli i katërt ishte model i ekzekutimit të një sulmuesi të mirëfilltë, Serveli bukur pranon topin e shtyn atë përpara me shpejtësi i ikën mbrojtjes dhe përballjen me portierin prishtinas nuk e patë vështirë duke shënuar për rezultatin përfundimtar (83’).

Prishtinasit patën një mori tentimesh e që kryesisht ndaleshin nga portieri rus, por Abazi kishte rastin më të mirë të ngushtonte rezultatin, kur pas pasimit nga e djathta, i vetëm me portë, e nxori jashtë saj (43’).

Sidoqoftë, edhe pse ishte përvojë e madhe për futbollistët tanë, ata shpesh reagonin me nervozizëm të tepruar duke e mos e përjetuan lehtë këtë humbje.

Përndryshe skuadra sot pati tre mungesa, John me grip, Hila me krahun e lënduar dhe Shillova pati shtrëngim muskuli gjatë nxemjes dhe shtabi teknik nuk deshi të rrezikonte, ndërsa nuk u aktivizuan duke i lënë të pushojnë për ndeshjen e radhës me Ordabasy-n, Ibrahimi e Miftaraj .

Siç thamë më lartë, ndeshja e ardhshme zhvillohet më 30 janar kundër kazakëve të Ordabasy-t.

FC Prishtina

Miqësore, Lara/Antalya

Prishtina - Chertanovo 1-4 (1-2)

Golat: Ahmed Januzi 43’ - Egor Rudkovskiy 3’ (p), 15, Daniil Tyumentsev 55’, Vladislav Sarveli 83’

Prishtina: Eglant Haxho (Visar Bekaj - 29’ - Alban Muqiqi - 62’) - Armend Thaqi, Ahmet Haliti, Ermal Vitija (Leotrim Bekteshi - 46’), Tun Bardhoku - Lorik Boshnjaku (Endrit Krasniqi - 62’), Ergyn Ahmeti, Meriton Korenica - Nils Mema (Leonit Abazi - 46’), Kreshnik Uka (Qendrim Zyba - 62’), Ahmed Januzi (Gauthier Mankenda - 46’).

Chernatovo: Aleksandr Radionov - Egor Kondakov, Aleksander Soldatenkov, Ilia Kamyshev, Aleksandr Mikhailov, Maxim Vityugov, Alexander Kanishchev, Egor Rudkovskiy, Nikita Suleimanov, Leonid Gerchikov, Aleander Konev.
Luajtën edhe: Lomaev, Redkovich, Bartasevich, Gorshkov, Nikitenkov, Tyumentsev, Prutsev, Nadolskii, Tsypchenko, Sarveli, Ezhov dhe Prudnikov.

Nils Mema - PRISHTINA - CHERTANOVO 1-4