Lajme

Miqësore: Prishtina - Desna Chernihiv Ukrainë 1:0

Miqësore: Prishtina - Desna Chernihiv Ukrainë 1:0

Golin e vetëm ka shënuar Liridon Kukaj 78’

Lara, Antaly, 5 shkurt 2017 - Prishtina ka fituar ndeshjen e parë kontrolluese gjatë qëndrimit në Turqi.

Kundër skuadrës mjaft me përvojë, mirë e organizuar, bardhekaltrit kryen detyrën në suazat e asaj çfarë kërkonte shtabi teknik nga ta.

Prishtina ishte më e mirë gjatë pjesës së parë dhe dy herë kërcënoi më seriozisht, Liridon Leci qëlloi traversën nga gjuajtja e lirë (11’) dhe gjuajtja e Januzajt me kokë (12’).

Në pjesën e dytë Prishtina aktivizoi pesë futbollistë të rinj, ndërsa ukrainasit dy herë kërcënuan rrezikshëm dhe skuadra shpëtoi vetëm në saje intervenimeve të sigurta të portierit Muqiqi.

Prishtina shënoi nga një aksion i rrjedhshëm nga e djathta dhe kombinimeve nga e djathta të Bleon Sekiraqës e Kastriot Selmanin, ky pason në kahun tjetër për Arbër Hoxhën që qëllon pingulen, kurse për topin e kthyer luftoi Liridon Kukaj dhe e vendosi në rrjetë - 1:0. (78’).

FC Prishtina - Desna Chernihiv


Ndeshjen nga afër panë Bordi i FC Prishtina sëbashku me kryetarin e FFK-s, Fadil Vokrri.

Nesër skuadra vazhdon normalisht punën, kurse të martën ndeshet me skuadrën e elitës bjelloruese, Dinamo Brest.

Kompleksi sportiv “Miracle”, Lara - Antalya

Miqësore:

Prishtina - Desna Chernihiv 1:0 (0:0)

Shënues: Liridon Kukaj 78’

Prishtina (4-3-3): Alban Muqiqi - Lorik Maxhuni (Donat Hasani - 46’), Armend Dallku, Liridon Leci, Mergim Neziri (Agon Xhaka - 46’) - Debatik Curri (Liridon Kukaj - 46’), Lorik Boshnjaku, Blend Baftiu (Kastriot Selmani 46’) - Gentrit Begolli (Bleon Sekiraqa - 46’), Shend Kelmendi (Arbër Hoxha - 46’), Ahmed Januzi (Genc Hamiti - 67’).

Deklaroi, Lutz Lindemann, kryetrajner i Prishtinës:

“Sot kemi luajtur kundër një ekipi shumë të mirë dhe shumë të organizuar. Ndërsa ne, posaçërisht në pjesën e parë, kemi luajtur mirë. Dhe, me gjendjen momentale të ekipit jemi të kënaqur dhe me këtë lojë kemi parë dhe kemi mësuar se ku duhet përmirësuar edhe disa gjëra. Vlen theksuar se në pjesën e dytë kemi luajtur me pesë juniorë të cilët kanë bërë gjëra të mira dhe po ecin drejt integrimit në ekip”.


Të gjitha fotografitë nga ndeshja, më vonë në facebook, në grupin zyrtar të FC Prishtina

Avni Durmishi