Lajme

Miqësore: Prishtina - DVTK Diósgyöri 1:2 (1:1)

Miqësore: Prishtina - DVTK Diósgyöri 1:2 (1:1)

Paraqitje shumë e mirë e bardhekaltërve

Antalya, 3 shkurt 2018 - Edhe pse u mposhtë me rezultat minimal dhe me gol nga penalltia, shtabi teknik u nda i kënaqur me paraqitjen e sotme me një kundërshtar të një niveli më të lartë. Bardhekaltrit u angazhuan maksimalisht dhe me disiplinë të theksuar iu përballen skuadrës hungareze.

Përveç futbollistëve të lënduar (Miftaraj, Pefqeli, Boshnjaku, Ahmeti, në minutën e 24-të u lëndua edhe Fetahaj) u paraqitën pothuajse të gjithë futbollistët tjerë.

Pra kjo ndeshje i shërbeu mjaft mirë skuadrës e cila gradualisht ka filluar të hyjë në formën e saj optimale që të jetë sa më e gatshme për fillimin e kampionatit.

Përndryshe ishte skuadra hungareze e cila e para erdhi në epërsi pas një presioni të madh para portës tonë dhe me meritë erdhën të parët në epërsi me grekun Nikolaos Ionannidis (10’). Por, nuk vonoi shumë dhe përveç të tejkalimit të shpejtë të presionit, skuadra u lirua dhe pas këndores së ekzekutuar nga Bozhoviç, në shtyllën e parë gjuan Gauthier Mankenda për të barazpeshuar sërish rezultatin (13’).

Edhe në vazhdim të pjesës së parë deri në përfundim të saj, ishte skuadra e kuqe që tentonte të rrezikonte, por mbrojtja prishtinase pa ndonjë problem të madh rezisonte.

Në pjesën e dytë skuadrat aktivizuan të gjithë futbollistët tjerë dhe bardhekaltrit krijuan shumë më shumë raste, por që nuk u treguan të saktë megjithë tentimet e Mazrekajt, Aragos, Hoxhës e sidomos Freitas kishte portën zbrazët e topi doli jashtë kuadratit.

Skuadra e 6-të e kampionatit hungarez e ngriti rezultatin nga pika e bardhë me Gabor Makrai (62’) e ku paraprakisht penallti të lehtë u gjykua në një ndërhyrje të Dallkut.

Për skuadrën hungareze në pjesën e dytë u paraqit edhe futbollisti më i mirë i vitit 2017 në Kosovë, Florent Hasani.

Miqësore:

Prishtina - DVTK 1:2 (1:1)

Golat: Gauthier Mankenda 13’ - Nikolaos Ionnidis 10’, Gabor Makrai 62’ (pen)

Prishtina (4-3-3): Visar Bekaj (Alban Muqiqi - 56’) - Përparim Osmani (Lorik Maxhuni - 57’), Armend Dallku, Debatik Curri (Agon Xhaka - 46’), Abdul Bashiru (Gentrit Dumani - 71’) - Shqiprim Taipi (Qendrim Zyba - 66’), Blend Baftiu (Jamal Arago - 46’), Drashko Bozhoviç (Kastriot Selmani - 73’) - Gauthier Mankenda (Mentor Mazrekaj - 46’ - Im Jung Yu - 78’), Liridon Fetahaj (Arbër Hoxha - 24’), Ahmed Januzi (Jefferson Freitas - 60’). Kryetrajner: Mirel Josa.

DVTK: Erik Bukran - Tamas Mark, Diego Vela, Patrik Basca, Roland Ugrai, Attila Busai, Gergo Kocsis, Dushan Brkoviç, Nikolaos Ionnidis, Dejan Karan, Gabor Eperjesi. Kryetrajner: Tamas Bodog. Në pjesën e dytë luajtën edhe futbollistë tjerë.