Lajme

Miqësore: Prishtina - Kolos (UKR) 1-1

Miqësore: Prishtina - Kolos (UKR) 1-1

Lojë e fortë fizike me pak raste shënimi

Prishtina - Kolos 1-1

Belek/Antalya, 26 janar 2020 - Skuadra jonë sot zhvilloi duelin e dytë testues në përgatitjet e Antalyas. Dihej që më parë se skuadra nga Ukraina është ndryshe nga ajo bullgare e Arda-s. Po ashtu edhe futbollistët tanë ndodhen në mesin e fazës përgatitore. Deri sa skuadra e Kolos zhvilloi përballjen e tretë këtu në Turqi, dy ndeshjet paraprake i kishte fituar.

Derisa Prishtina, pas fitores me Arda-n (5:0), sot luajti baras (1:1).

Përndryshe ishte shumë ndeshje e fortë fizike dhe shpesh me ndërhyrje mjaft të ashpra, çka pësoi edhe Ardit Hila (lëndoi krahun dhe rikthimi i tij pritet pas ca ditëve).

Ardit Hila

Megjithëse pjesa e parë solli dy gola, nuk kishte pothuajse asnjë rast tjetër shënimi.

Pjesa e dytë u dominua më shumë nga prishtinasit duke e atakuar portën më shumë (6 tentime), por edhe ukrainasët patën dy tentime (njërën shpëtoi portieri Haxho).

Pas dy ditësh më, 28 janar, Prishtina ndeshet me anëtarin e kategorisë së dytë ruse, Chertanovo.

FC Prishtina

Miqësore, Belek

Prishtina - Kolos (Ukrainë) 1-1 (1-1)

Golat: Smirnjin 6’ - Cuckoo 17’ (autogol)

Prishtina (4-3-3): Visar Bekaj (Alban Muqiqi - 30’ / Eglant Haxho 60’) - Labinot Ibrahimi, Diar Miftaraj (Ahmet Haliti - 60’), Leotrim Bekteshi (Ermal Vitija - 60’), Leonit Abazi (Nils Mema - 73’) - Qendrim Zyba (Meriton Korenica - 60’), Ardit Hila (Ergyn Ahmeti - 28’), Endrit Krasniqi (Lorik Boshnjaku - 46’) - Armend Thaqi (Kreshnik Uka - 60’), Gauthier Mankenda (Tun Bardhoku - 46’), Ahmed Januzi (Oto John - 60’).

Kolos: Volinec - Cuckoo, Petrov, Gip, Emec, Orikhovsky, Smirnjin, Zador, Antuh, Ilyin, Bondarenko. Në pjesën e dytë luajtën edhe futbollistë tjerë.

FC Kolos

Rastet/Golat:

Prishtina - Kolos 1-1

Ndeshja nisi me duele të forta dhe deri te minuta e 6-të pa ndonjë rast. Por, nga këndorja e djathtë përfituan skuadra ukrainase, duke e nisur ndeshjes dhe pas 2-3 pasimeve dhe topit të futur në zonë, përfitoi dhe me gjuajtje të saktë te Smirnjin realizuan për golin e epërsisë.

Kolos

Në minutën e 17-të dhe sidomos pas pësimit të golit, Prishtina ngriti presingut lart dhe si pasojë e kësaj, duke mos gjetur shumë zgjedhje, nga pothuajse vija fundore, Cuckoo tentoi të rikthente topin te portieri i tij i cili e huq atë dhe me ndihmën e shtyllës topi gjeti rrjetën.

Oto John

Në pjesën e parë pothuajse asgjë tjetër nuk ndodhi, përveç lëndimit të Hilës dhe një mesfushori të Kolos.

Ardit Hila Alban Llumnica Atdhe Halimi

Në pjesën e dytë u luajt më shumë futboll dhe ishte Prishtina më mbizotëruese duke e tentuar portën në pesë raste, Januzi me kokë pas harkimit të Thaqit gjuajti jashtë (49’), Boshnjaku nga pozita ballore jashtë pingules (68’), pastaj Korenica në dy raste (75’ e 76’) qëllon portën, por intervenon portieri në të dy herët si dhe Haliti (79’) e John (81’) tentuan me kokë, por sërish në vend ishte portieri.

Ahmet Haliti

Ukrainasit patën dy tentime, njëra përfundoi jashtë (65’) dhe tjetrën e shpëton me intervenim Haxho (84’).

Prishtina - Kolos 1-1