Lajme

Miqësore: Prishtina - Korona Kielce 3-0

Miqësore: Prishtina - Korona Kielce 3-0

Prishtina suksesshëm e mbyllë fazën përgatitore

Prishtina - Korona Kielce 3-0 Qendrim Zyba

Belek/Antalya, 31 janar 2021 - Me gjithë disa mungesa, si ndeshje e po ashtu edhe gjatë fazës përgatitore, Prishtina si duket e ka kapur formën optimale. Edhe sot shkëlqeu me lojë kundër ish-anëtarit të elitës së futbollit polak, Korona Kielce. Dy gola të Genjtan Muçës me kokë (4’, 22’) si dhe goli i bukur i kapitenit Lorik Boshnjaku (39’) mjaftuar që Prishtina të kurorëzojë lojën e mirë me fitore të lartë.

Prishtina - Korona Kielce 3-0

Ndërkohë pjesa e dytë krijoi raste më të shumta shënimi, si për skuadrën tonë, po ashtu edhe për atë polake që nuk ia dolën me gjithë insistimin që të paktën të shënonin ndonjë gol.

Me këtë ndeshje bardhekaltrit mbyllin ciklin e ndeshjeve përgatitore, kurse nesër para mesnatës skuadra rikthehet në kryeqendër.

Më 10 shkurt Prishtina ndeshet në 1/8 e finales së Kupës ndaj Dritës.

Prishtina - Korona Kielce 3-0 Albin Prapashtica

Prishtina - Korona Kielce 3-0 (3-0)

Golat: Gentjan Muça 4’, 22’, Lorik Boshnjaku 39’

Prishtina: Ardit Nika (Fatos Sinani 82’) - Besnik Krasniqi (Erdin Dushi - 82’), Lumbardh Dellova, Gentjan Muça, Leotrim Bekteshi, Leonit Abazi (Enis Gavazaj - 60’), Lorik Boshnjaku /c/ (Mergim Pefqeli - 60’), Qendrim Zyba, Albin Prapashtica (Dhurim Zhuri - 79’), Leutrim Kryeziu, Alban Shellova (Valon Pllana - 85’). Kryetrajner: Zekirija Ramadani.

Korona: Koziol - Kobryn, Szarek, Zebiç, Szywacz, Lisowski, Gasior, Oliveira, Pervan, Lysiak, Yilmaz. Në pjesën e dytë luajtën edhe futbollistë tjerë. Kryetrajner: Maciej Bartoszek.

Prishtina - Korona Kielce 3-0 Lumbardh Dellova

Golat/rastet:

4’ Besnik Krasniqi e harkon gjuajtjen e lirë nga e djathta, në shtyllën e dytë shkëputet Genjtan Muça dhe gjuan saktë me kokë - 1:0.

18’ Pervan gjuan nga goditja e dënimit, pret, kap Nika.

Prishtina - Korona Kielce 3-0 Gentjan Muca

22’ Albin Prapashtica e harkon këndoren e majtë në shtyllën e parë në vendin pothuajse identik sikurse te goli i parë, Gentjan Muça mposhtë për herë te dytë skuadrën polake, 2:0.

27’ Prapashtica harkon këndoren, Muça sërish gjuan me kokë rrezikshëm, topi shkon fare pran pingulës.

Prishtina - Korona Kielce 3-0 Besnik Krasniqi

28’ Dellova me top të gjatë mbrapa shpinës së mbrojtjes, B. Krasniqi depërton deri në zonë nga e djathta dhe gjuan drejt në portier.

Prishtina - Korona Kielce 3-0 Leonit Abazi

39’ Leonit Abazi pranon top në krahun e majtë dhe pas depërtimit e gjen Albin Prapashticën në zonë i cili me saktësi kthen topin për kapitenin Lorik Boshnjaku i cili nga distanca prej pozitës ballore e mposhtë portierin - 3:0.

Prishtina - Korona Kielce 3-0 Lorik Boshnjaku

48’ Harkim nga e djathta, Pretnik gjuan rrezikshëm me kokë, devijim, këndore.

49’ Petroviç brenda zonës, gjuan, e lehtë për portierin Nika.

52’ Superkasion i Prishtinës, Prapashtica e vazhdon djathtë te Boshnjaku e ky e harkon në shtyllën e dytë, kurse Loutrim Kryeziu i vetëm me portier gjuan plogësht me kokë, pret portieri.

Prishtina - Korona Kielce 3-0 Leutrim Kryeziu

53’ Tjetër aksion i shpejtë, Kryeziu e vazhdon majtë te Abazi e ky në shtyllën e dytë te Besnik Krasniqi i cili me gjithë pozitën ideale gjuan mbi traversë.

Prishtina - Korona Kielce 3-0 Besnik Krasniqi

57’ Dalje e shpejtë e Prishtinës, kombinim i Shillovës te Prapashtica, ikën djathtë, gjuan, por jashtë pingules së kundërt.

Prishtina - Korona Kielce 3-0 Albin Prapashtica

58’ Thiakade gjuan furishëm mbi portë.

63’ Harkim nga krahu, Pervan gjuan me kokë dhe qëllon pingulen.

65’ Sërish provon Pervan, tani pozitë ballore, jashtë.

70’ Petroviç gjuan me kokë, pret Nika.

Prishtina - Korona Kielce 3-0 Alban Shillova

75’ Gjuajtje e lirë, harkim në zonë nga Podgorski, Thiakade gjuan lartë.

76’ Tani Thiakade harkon nga krahu, Podgorski gjuan lartë.

84’ Aksion i mirë i Bekteshit, Kryeziut e në fund Shillova bukur lirohet, por gjuan lartë.

Prishtina - Korona Kielce 3-0 Leotrim Bekteshi