Lajme

Miqësore: Prishtina – Onix 2-0

Miqësore: Prishtina – Onix 2-0

Golashënues: Qëndrim Zyba 50’ dhe Meriton Korenica 71’

Prishtinë, 19 janar 2019 – Bardhekaltrit kanë zhvilluar miqësoren e parë testuese. Për kundërshtar pati skuadrën mjaft të mirë nga Liga e parë, Onix të Banjës së Pejës. Prishtina e vendosi takimin në pjesëlojën e dytë, ndërsa pati edhe tre raste tjera shumë të mira. Mysafirët rrezikuan njëherë më seriozisht, por nuk ia dolën të shënonin.

Prishtina u paraqit me 22 futbollistë, në dy pjesët me përbërje të ndryshme.

Miqësore:

Prishtina – Onix 2-0 (0-0)

Golat: Qendrim Zyba 50’, Meriton Korenica 71’

Gjyqtarë: Genc Nuza (Pr), Fatlum Berisha dhe Arbnor Bullatovci (FK)

Prishtina:
Pjesa e parë: Visar Bekaj – Armend Thaqi, Leotrim Bekteshi, Ahmet Haliti, Abdul Bashiru – Lorik Boshnjaku, Ergyn Ahmeti – Marjo Morina, Arbër Hoxha, Gauthier Mankenda – Alen Jasharoski.
Pjesa e dytë: Alban Muqiqi – Donat Hasanaj, Armend Dallku, Agon Xhaka, Jamal Arago – Diar Miftaraj, Argjend Mustafa – Qendrim Zyba, Mergim Pefqeli, Meriton Korenica – Abdul Khalid. Kryetrajner: Mirel Josa.

Onix: Ermal Gashi – Egzon Kurteshi, Granit Ademaj, Besnik Morina, Selim Bajramaj, Mensur Duraku, Argonis Mavraj, Elvis Hyseni, Jusuf Shabotiq, Norik Krasniqi, Endrit Maloku. Kryetrajner: Gani Metaj. Në pjesën e dytë luajtën edhe futbollistë tjerë.

Rastet golat:

Në pjesën e parë Prishtina qëlloi traversën kur pas depërtimit dhe harkimit të Hoxhës nga e majta, portieri vendas shumë i mirë Gashi dëboi jashtë zone dhe Morina gjuajti furishëm, por përpak nuk ishte i saktë duke qëlluar traun e sipërm (26’).

Në minutën e 43-të Jasharoski del vetëm me portier dhe gjuan mjaft fortë, por portieri Gashi e priti këtë gjuajtje duke treguar treguar aftësi mjaft të mira. Në vazhdim të aksionit pas këndores Haliti ishte në pozitë të mirë brenda zonës, por gjuajti jashtë.

Mysafirët patën vetëm një tentim në minutën e 45-të kur portieri Bekaj priti gjuajtjen, e pastaj futbollisti mysafir në tentimin e dytë nga pozitë e vështirë fundore gjuajti jashtë.

Pjesa e dytë ishte plotësisht e dominuar nga prishtinasit ku patën iniciativën e plotë dhe me meritë shënuan dy gola.

Dy golave i parapriu gjuajtja nga distanca e Mustafës dhe pritja e shkëlqyer e portierit Gashi (48’).

Ndërsa zhvillohej minuta e 50-të dhe pas një aksioni të gjatë e me disa pasime të mira, ishte Miftaraj që e gjen Zybën brenda zonës së rreptësisë i cili bukur e ndali topin, iu shmang kundërshtarët dhe me saktësi e vendosi topin në rrjetë – 1:0.

Në minutën e 71-të ishte Khalid që nga e djathta iu shmang një futbollisti e pastaj me saktësi dërgoi topin para zonës nga ku Korenica me gjuajtje të fortë e precize vendosi topin në pjesën e sipërme të portës – 2:0.

Skuadra e Prishtinës dukej jashtëzakonisht mirë e përgatitur dhe e gatshme për fazën e dytë të përgatitjeve që nisin nga e marta në Lara të Antalyas në Turqi.