Lajme

Miqësore: Prishtina - Onix 2:1

Miqësore: Prishtina - Onix 2:1

Khalid ka shënuar dy gola

Gjakovë, 15 qershor, 2017 - Në stadiumin e Vëllaznimit në Gjakovë, Prishtina ka mposhtur në ndeshje miqësore anëtarin e ri të Ligës së parë, Onix nga Banja e Pejës.

Ishte kjo ndeshja e parë e bardhekaltërve në fazën përgatitore. Realizues i dy golave ishte Basit Abdul Khalid - 26’ shënoi me të djathtën, e 42-të me të majtën dhe ishte njëri prej golave më të bukur të tij.

Në minutën e 80-të portieri Ardit Nika priti penalltinë.

Të dielën më 18 qershor në Kastriot, Prishtina takohet me Përfaqësuesen e Kosovës U19.

Miqësore:

Prishtina - Onix 2:1 (2:0)

Golashënues: Basit Abdul Khalid 26’, 42’ - Selim Bajramaj 90’

Gjyqtar: Muhedin Ferati

Prishtina (4-3-3): Alban Muqiqi - Lorik Maxhuni (Genc Hamiti - 46’), Armend Dallku, Liridon Leci, Mërgim Neziri (Lorik Maxhuni - 66’) - Debatik Curri (Ergyn Ahmeti - 46’), Lorik Boshnjaku (Kastriot Selmani - 46’), Mergim Pefqeli (Blend Baftiu - 46’) - Shend Kelmendi (Liridon Fetahaj - 46’), Gauthier Mankenda (Arbër Hoxha - 46’), Basit Abdul Khalid (Gentrit Begolli - 46’). Kryetrajner: Arsim Thaqi.

Onix: Valmir Hajrizaj - Arianit Gërvalla, Adnan Maxhari, Arian Metaj, Ragip Mazrekaj , Jusuf Shabotiq, Alban Dreshaj, Enis Miranaj, Qerim Gashi, Gjanin Bajramaj, Arlind Shoshi. Në pjesën e dytë luajtën edhe futbollistë tjerë. Kryetrajner: Gani Metaj.