
Miqësore: Prishtina - Ordabasy 1-1
Skuadra mbyll përgatitjet në Antali
Belek/Antali, 30 janar 2020 - Bardhekaltrit sot kanë zhvilluar ndeshjen e fundit miqësore testuese në përgatitjet e dimrit në Turqi. Prishtina dhe Ordabasy nga Kazakistani u ndanë baras - 1-1.
Prishtina u tregua kundërshtar shumë më i denjë se para dy ditësh me skuadrën ruse, Chertanovo, edhe pse skuadra nga Kazakistani, Ordabasy, ka cilësi më shumë, por futbollistët prishtinas kësaj radhe iu qasen ndeshjes me shumë seriozitet.
Ishte Prishtina më e mirë në pjesën e parë, duke tentuar disa herë portën, deri sa kundërshtari nuk na atakoi pothuajse asnjëherë.
Rastin më të mirë në 45-minutat e parë e kishte Uka pas pasimit nga e majta të Abazit, por nga afërsia, sulmuesi i krahut, gjuajti skaj pingules (12’).
Në pjesën e dytë u aktivizuan të gjithë futbollistët e disponueshëm, përveç portierit Bekaj që u aktivizua nga minuta e 24-të.
Edhe në pjesën e dytë, ishte Prishtina më dominuese dhe rast të artë, vetëm me portier, lëshoi Ergyn Ahmeti, por gjuajti jashtë portës. Duhet vlerësuar pasimin e mirë të John në këtë aksion.
Në minutën e 60-të u ndëshkuam, ishte rasti i vetëm i skuadrës kazake. Bardhoku u vonua të largonte një top nga e majta dhe na devijimi i topit i vetëm me portier doli sulmuesi Zhizhnichenko i cili shënon nga afërsia edhe pse portieri Bekaj provoi gjithçka ta ndalte.
Nuk shkuan as 6-të minuta, konkretisht në të 66-në, aksion i rrjedhshëm, pasim nga e majta e Mankendës në qendër aty diku 25 metra, manovrim i bukur i Meriton Korenicës dhe shënon gol të bukur me gjuajtje nga distanca.
Skuadra me këtë ndeshje ka mbyllur fazën përgatitore në Turqi, nesër mban seancë të lehtë stërvitore dhe në mbrëmje arrin në Kosovë.
Miqësore, Belek:
Prishtina - Ordabasy 1-1 (0-0)
Golat: Meriton Korenica 66’ - Zhizhnichenko 60’
Prishtina (4-3-3): Eglant Haxho (Visar Bekaj - 24’) - Labinot Ibrahimi (Armend Thaqi - 46’), Diar Miftaraj (Nils Memam - 80’), Leotrim Bekteshi (Ahmet Haliti - 46’), Leonit Abazi (Tun Bardhoku - 46’) - Qendrim Zyba (Meriton Korenica - 62’), Lorik Boshnjaku, Endrit Krasniqi (Ergyn Ahmeti - 46’) - Kreshnik Uka, Gauthier Mankenda (Ermal Vitija - 75’), Ahmed Januzi (Oto John 46’).
Ordabasy: Shaizada - Tolebek, Ashirbanj, Fontanelo, Dautov, Hadziev, Adbirbekov, Diakate, Badibanga, Zhao Paulo, Zhangbilbishbanj. Në pjesën e dytë luajtën edhe futbollistë tjerë.
Lajme tjera