Lajme

Miqësore: Prishtina - Orenburg 2-1

Miqësore: Prishtina - Orenburg 2-1

Bardhekaltrit shkëlqyen në kontrolluesen e dytë

Prishtina - Orenburg 2-1 Tun Bardhoku

Belek/Antalya, 29 janar 2021 - Prishtina sot ka zhvilluar ndeshjen e dytë testuese duke arritur fitore përball ish-anëtarit të elitës së futbollit rus në edicionin e kaluar, Orenburg, 2-1. Skuadra ruse vije nga Kategoria e dytë ruse e futbollit, në vendin e tretë në klasifikim me gjasa reale për t’u rikthyer në elitë, por kjo nuk u pengoi aspak futbollistëve të Prishtinës të cilët sot ishin në element duke shkëlqyer gjithsecili nga ta.

Prishtina - Orenburg 2-1 Leutrim Kryeziu

Prishtina u paraqit me përbërjen e cila ka pasur më së shumti paraqitje në kampionat, por edhe pa kapitenin Boshnjaku që pas një pengese në muskul nuk u rrezikua, kurse Lilaj me ftohje të lehtë, sikurse edhe Maliqi.

Futbollistët prishtinas u treguan këmbëngulës, si për paraqitje të mirë, e cila u kurorëzua me fitore dhe me gola pas aksioneve të rrjedhshme.

Prishtina - Orenburg 2-1 Alban Shillova

Ishte gjuajtja e bukur e Qendrim Zybës nga pothuajse rreth 30 metrave që gjeti cakun (32’) dhe gjuajtja e saktë nga afërsia prej Leonit Abazit (47’) që i dhanë skuadrës fitoren e merituar.

Skuadra ruse ia doli të barazonte me penallti (Maksim Palienko - 90’) të shkaktuar paqëllimshëm brenda zonës nga debutuesi 17-vjeç, Valon Pllana.

Prishtina - Orenburg 2-1 Besnik Krasniqi

Të dy skuadrat aktivizuan të gjithë futbollistët në dispozicion dhe gëzon fakti që nuk pati ndonjë ndërhyrje të ashpër nga asnjëra palë.

Prishtina ndeshjen e fundit e zhvillon të dielën me 31 janar ndaj skuadrës së kategorisë së dytë polake, Korona Kielce dhe jo siç ishte paparë më herët me ukrainasit e Rukh Lviv.

FC Prishtina

Miqësore:

Prishtina - Orenburg 2-1 (1-0)

Golat: Qendrim Zyba 32’, Leonit Abazi 47’ - Maksim Palienko (pen) 90’

Prishtina: Eglant Haxho - Besnik Krasniqi, Leotrim Bekteshi (Gentjan Muça 72’), Lumbard Dellova, Gledi Mici (Erdin Dushi) - Qendrim Zyba (Valon Pllana - 87’), Tun Bardhoku, Endrit Krasniqi (Albin Prapashtica - 46’) - Leonit Abazi (Enis Gavazaj - 72’), Leutrim Kryeziu (Dhurim Zhuri), Alban Shillova (Mergim Pefqeli - 72’).

Orenburg: Keniykin - Sivakov, Ayopov, Prudnikov, Vorobev, Chukanov, Ektov, Mamin, Mironov, Vorobev, Smirnov. Nga minuta e 60-të u aktivizuan 11-futbollistë tjerë.

Prishtina - Orenburg 2-1 Endrit Krasniqi

Rastet/golat:

5’ B. Krasniqi bukur harkon, Shillova shënon me kokë, por gjyqtari anësor gaboi duke ngritur lartë flamurin për pozitë jashtë lojës.

30’ Aksion i skuadrës ruse mbyllet me gjuajtjen e Prudnikov jashtë pingulës.

Prishtina - Orenburg 2-1 Qendrim Zyba

32’ Aksion i mirë, Dellova me diagonale gjen në krahun e majtë Abazin i cili harkon në zonë, skuadra ruse largon topin deri te Qendrim Zyba i cili pa u hamendur gjuan nga më se 30 metra në cepin e sipërm të portierit dhe gol i bukur i mesfushorit tonë - 1:0.

Prishtina - Orenburg 2-1 Qendrim Zyba

43’ Smirnov gjuan nga e majta, e para goditje në kuadrat e tyre, pret dhe kap Haxho.

45’ Mamin gjuan lehtë me kokë, kap Haxho.

Prishtina - Orenburg 2-1 Lumbardh Dellova

47’ Aksion i shpejtë i Prishtinës, Bardhoku e vazhdon djathtë te Besnik Krasniqi, harkon nga e djathta në të dytën, Abazi e provon pasimin për Prapashticën i cili nuk e pa topin i cili e prek shpinën e tij dhe kthehet sërish te Abazi që me gjakftohtësi e vendon topin në këndin e afërm - 2:0.

Prishtina - Orenburg 2-1 Leonit Abazi

54’ Ektov harkon, Prudnikov gjuan me kokë, plogësht, jashtë.

55’ Sërish Prudnikov depërton, tani nga e majta, gjuan në këndin e afërm, prek pak Haxho, preket edhe pingulja, këndore.

58’ Vorobev tenton nga distanca, mbi traversë.

59’ Kryeziu kundërpërgjigjet, depërton nga krahu i djathtë, futet në zonë, ia del të gjuaj, por drejt në portier.

Prishtina - Orenburg 2-1 Leutrim Kryeziu

62’ Skvortsov provon nga distanca, e lartë.

80’ Prapashtica provon gjuajtje “banane” nga e majta, jashtë pingules së kundërt.

Prishtina - Orenburg 2-1 Albin Prapashtica

85’ Noiok gjuan nga distanca, e pasaktë.

90’ Debutuesi 17-vjeç Valon Pllana shtyn kundërshtarin brenda zonës dhe penallti nga e cila shënon Palienko - 2:1.

Prishtina - Orenburg 2-1 Leotrim Bekteshi