Lajme

Miqësore: Prishtina - Shahktar U21 1-0

Miqësore: Prishtina - Shahktar U21 1-0

Bardhekaltrit iu revanshuan pas një viti të rinjve të Shahktarit

Armend Dallku

Belek/Turqi, 3 shkurt 2019 - Prishtina sot ka mbyllur ndeshjet testuese para kthimit të së martës në Kosovë. Prishtina ndeshjen e fundit e zhvilloi kundër të rinjve U21 të Shahktarit, skuadër kjo që është bërë sparing-skuadër e shkëlqyer e skuadrave kosovare dhe Prishtina është e para që e mposhtë.

Dhe, për dallim nga viti i kaluar kur bardhekaltrit kishin humbur 2:1, Prishtina sivjet ishte ajo që e fitoi ndeshjen, megjithëse minimalisht, pati mundësi që ta fitonte me rezultat shumë më të thellë.

Për skuadrën e Prishtinës nuk u paraqit vetëm Mankenda që kishte një lëndim të vogël.

Ndërsa ndeshjen e vendosi Mërgim Pefqeli pas aksionit të përkryer dhe asistimit nga Morina në minutën e 14-të.

FC Prishtina

Prishtina u paraqit me këtë përbërje (4-4-1-1):

Visar Bekaj (Alban Muqiqi - 46’) - Armend Thaqi (Donat Hasanaj - 62’), Leotrim Bekteshi (Ahmet Haliti - 62’), Armend Dallku, Jamal Arago (Abdul Bashiru - 67’) - Diar Miftaraj (Ergyn Ahmeti - 67’), Argjend Mustafa (Qendrim Zyba - 46’), Mergim Pefqeli, Meriton Korenica (Lorik Boshnjaku - 62’) - Marjo Morina (Alen Jasharoski - 62’) - Basid Khalid (Arbër Hoxha - 46’).

Mergim Pefqeli

Rastet/goli:

10’ Të parët në ndeshje rrezikuan ukrainasit, por gjuajtjen ballore e pret Bekaj pranë pingules. Në fakt ishte krejt kjo çfarë rrezikuan në 45-minutat e para.

14’ Pas harkimit të këndores nga e djathta, u vazhdua aksioni nga e majta dhe sërish u atakua nga e djathta kur në fund Morina bukur harkoi në shtyllën e dytë te Pefqeli i cili i ikën mbrojtësit pas pranimit të topit me gjoks dhe i vetëm me portier shënon pa asnjë problem - 1:0.

Prishtina - Shahktar U21 1-0

16’ Degazhim i Bekajt, Khalid e shtyn me kokë - Pefqeli bukur e pranon e arrinë deri në zonë, por i bllokohet gjuajtja në momentin e fundit nga njëri prej mbrojtësve të rinj ukrainas.

22’ Morina me top të gjatë sipër mbrojtjes kundërshtare dhe Khalid del nga e majta i vetëm me portier, por gjuan jashtë.

Basid Khalid

29’ Morina kërcenon me gjuajtje nga e djathta, përpak i pasaktë.

30’ Tash Korenica pas vjedhjes së topit para zonës gjuan, por identik si Morina ulët dhe jashtë.

33’ Tjetër rast - Korenica e vazhdon djathtë te Thaqi harkimin e të cilit për disa centimetra nuk e mbylli Pefqeli me gol pas gjuajtjes me kokë.

35’ Tjetër aksion i rrezikshëm nga e djathta, e largojnë ukrainasit shkurt, aty ndodhet Morina dhe nga e djathta brenda zonës qëllon rrëmbyeshëm traversën.

37’ Këndore e shkurtër, Thaqi harkon nga e djathta në të dytën te Bekteshi i cili me kokë nga pozitë e mirë gjuan jashtë.

Leotrim Bekteshi

38’ Edhe një aksion i mirë mbyllet me gjuajtje direkte të Morinës, por drejt në portier.

Marjo Morina

41’ Pefqeli bënë trysni në portier i cili gabon, por Miftaraj nga para zona provon parabolën, por jashtë.

44’ Trysnia e Prishtinës sjell gabime të vazhdueshme të Shahktar U21, dhe Korenica nuk përfitoi nga gjuajtja.

53’ Muqiqi intervenon pas një gjuajtje ballore. Ishte vetëm rrezikimi i dytë për Prishtinën.

68’ Boshnjaku gjuan nga distanca ballore, kap portieri.

83’ Kundërzbritje e Pefqelit te Boshnjaku që del para portierit nga e djathta, por nuk tregohet egoist e gjen Jasharoskin me portën zbrazët i cili paska edhe i penguar humb rast të qindpërqindtë duke gjuajtur jashtë.