Lajme

Miqësore: Prishtina – Shkëndija 2-0

Miqësore: Prishtina – Shkëndija 2-0

Autor i dygolëshit, Xhevdet Shabani 71’, 72’

Prishtina - Shkëndija 2-0

Prishtinë, 16 qershor 2021 – Pas testueses me Llapin të shtunën e kaluar (3-1), Prishtina sot u ndesh me kampionët e Maqedonisë së Veriut, Shkëndijë nga Tetova të cilët i mposhti me rezultat të merituar, 2-0.

Dy golat për bardhekaltërit shënoi pas hyrjes në ndeshje në pjesën e dytë, Xhevdet Shabani.

Gledi Mici

Së pari u asistua nga Gledi Mici, kurse “Rrapa” realizoi me kokë (71’). Nuk vonoi asnjë minutë dhe në të 72-në pas asistimit të Leutrim Kryeziut, Shabani shënoi gol mjeshtëror për rezultatin përfundimtar, 2-0.

Leutrim Kryeziu

Pjesa e dytë ishte e dominuar në tërësi nga bardhekaltrit duke e tentuar portën disa herë.

Kurse, pjesa e parë shumë më e baraspeshuar. Ishte Prishtina e cila me tre gjuajtje me kokë rresht nuk u tregua e saktë.

Endrit Krasniqi

Ndërsa, Shkëndija krijoi rastet e veta në minutën e 24-të kur nga gjuajtja e lirë Armend Alimi qëlloi pingulen, kurse dy minuta më vonë, Ljupço Doriev nga tre tentimet e pastra rresht në një aksion nuk ia doli të shënonte.

Në pjesën e parë Prishtina pati edhe një tentim me Kryeziun, por priti portieri mysafir, Zahov (25’).

Pjesa e dytë, siç thamë më lartë, u dominua në tërësi nga prishtinasit duke tentuar disa herë, si me E. Krasniqin (52’), Mankenda-n (54’), Prapashticës (83’) e Hotit (84’).

Sabien Lilaj

Sidoqoftë, ata pak të pranishëm në tribuna, sot patën kënaqësinë të shohin nivel tjetër ndeshjeje, me ritëm të lart edhe pse ishte testuese, skuadrat u angazhuan maksimalisht.

Kjo ishte ndeshja e parë miqësore për skuadrën tetovare, kurse dyta dhe e fundit për prishtinasit të cilët të premten udhëtojnë për në Shqipëri për turnirin preliminar.

FC Prishtina

Miqësore

Prishtina – Shkëndija 2-0 (0-0)

Golat: Xhevdet Shabani 71’, 72’

Gjyqtarë: Mentor Ajeti, Drilon Rexhepi, Altin Zhegrova, Granit Pacolli

Prishtina: Ardit Nika – Besnik Krasniqi, Tun Bardhoku (Leotrim Bekteshi – 46’), Lumbardh Dellova, Gledi Mici (Gentjan Muça – 78’), Lorik Boshnjaku (Qendrim Zyba – 46’), Sabien Lilaj (Albin Prapashtica – 78’), Endrit Krasniqi (Bleart Tolaj – 78’), Gauthier Mankenda (Xhevdet Shabani – 58’), Leutrim Kryeziu, Oto John (Mendurim Hoti – 58’). Kryetrajner: Zekirija Ramadani.

Shkëndija: Kostadin Zahov (Bekim Rexhepi – 40’) – Mevlan Murati (21. Sabit Bilali – 58’), Jan Krivak, Mexhid Neziri (Zija Merxhani – 58’), Antonio Paviç (Angelçe Timovski - 58’), Arbin Zejnullahu (Dashmir Elezi – 58’), Armend Alimi (Oktaj Rakipi – 76’), Valmir Nafiu (Florent Ramadani – 58’), Doriev Ljupçov (Igor Da Silva – 58’), Kamer Qaka (Rubin Hebaj – 58’), Besart Ibrahimi (Leart Sadriu – 58’). Kryetrajner: Ernest Gjoka.

Prishtina - Shkëndija 2-0 Lorik Boshnjaku

Prishtina - Shkëndija 2-0 Qendrim Zyba