Lajme

Miqësore: Prishtina – Shkupi 0-0

Miqësore: Prishtina – Shkupi 0-0

Prishtina - Shkupi 0-0

Prishtina krijoi më shumë raste

Prishtina - Shkupi 0-0

Prishtinë, 27 korrik 2019 – Prishtina ka zhvilluar miqësoren e tretë. Për kundërshtar sot pati ekipin e Shkupit me të cilën u ndanë baras pa gola – 0:0.

Armend Gashi

Me gjithë vapën e madhe, prezent ishin mbi 300 shikues dhe të cilët edhe pse nuk panë gola, mund të jenë ndarë të kënaqur me angazhimin, nëse jo me rezultatin, sidomos me paraqitjen e futbollistëve të rinj prishtinas që patën paraqitje mbresëlënëse.

Prishtina - Shkupi 0-0

Nga shtatë rastet për gol, pesë më të mira i kishe Prishtina, ndërkohë qëlloi edhe tërthorësen me Korenicën nga distancë e madhe (39’), kurse edhe Januzi pas harkimit të Thaqit nga afërsia nuk qëlloi portën pas gjuajtjes me kokë (19’).

Januzi provoi edhe një rast tjetër kur paraboloi portierin, por mysafirët shpëtuan gol pas ndërhyrjes dhe largimit të topit pothuajse nga vija e portës (72’).

Prishtina - Shkupi 0-0

U panë edhe tre katër tentime tjera, por që s’ishin të sakta.

Prishtina deri në fillim të kampionatit do t’i zhvilloj edhe tre ndeshje tjera, të mërkurën me 2 Korrikun, të shtunën me Dukagjinin në Klinë dhe testuesen e fundit në Istog me Onix.

Afati kalimtar mbyllet me 16 gusht dhe deri atëherë priten edhe ndryshime tjera.

FC Prishtina

Miqësore: Prishtina – Shkupi 0-0

Shikues: mbi 300

Gjyqtarë: Visar Kastrati (Pr), Granit Hyseni (Pr), Arbnor Bullatovci (FK), Ilir Mehmeti (Ka)

Prishtina: 35. Eglant Haxho (1. Alban Muqiqi – 46’) – 2. Armend Thaqi /c/, 28. Leotrim Bekteshi (88. Ramush Ramadani – 77’), 8. Ahmet Haliti, 4. Tun Bardhoku (23. Armend Gashi – 74’) – 5. Diar Miftaraj (18. Ergyn Ahmeti – 60’), 7. Lorik Boshnjaku (20. Qendrim Zyba – 63’), 6. Endrit Krasniqi (34. Agon Xhaka – 69’) – 11. Kreshnik Uka (15. Gauthier Mankenda – 46’), 10. Meriton Korenica (9. Liridon Fetahaj – 63’), 27. Ahmed Januzi (77. Trimor Selimi – 74’). Kryetrajner: Mirel Josa.

Shkupi: 31. Thulijo De Kler Freitas (12. Alban Miftari – 46’) – 6. Mevlan Adili (17. Samet Rexhepi – 77’), 32. Darko Ilieski, 16. Besart Krivanjeva, 5. Muhamer Bajrami, 21. Sabit Bilalli (34. Fatih Ismaili – 46’), 8. Fatjon Jusufi, 7. Artan Veliu (11. De Luiz Sergio – 46’), 99. Jurina Marin, 45. Filip Stojanovski (22. Hamza Ramani – 60’), 20. Musli Lika (4. Bojan Georgievski – 46’). Kryetrajner: Ymyt Karan.

FC Shkupi

Prishtina - Shkupi 0-0

Ramush Ramadani