Lajme

Miqësore: Prishtina – Ulpiana

Miqësore: Prishtina – Ulpiana

Sot, ora 17:30 në stadiumin e Flamurtarit

Prishtinë, 24 korrik 2019 – Bardhekaltrit sot zhvillojnë ndeshjen e dytë testuese në fazën përgatitore.

Skuadra po stërvitet maksimalisht në ngarkesën fizike e cila do të ulë intensitetin vetëm pas të dielës, gjegjësisht pas miqësores së shtunës me Shkupin.

Ndërsa sot nga ora 17:30 në stadiumin e Flamurtarit, Prishtina pret anëtarin e promovuar të Ligës së parë, Ulpianën e Lipjanit të trajnerit, dikur ish-futbollistit të Prishtinës, Megzon Visoka.