Lajme

Miqësore: Prishtina - Ulpiana 1-1

Miqësore: Prishtina - Ulpiana 1-1

U provuan të gjithë futbollistët në dispozicion

Prishtinë, 24 korrik 2019 - Prishtina ka zhvilluar miqësoren e dytë testuese. U provuan të gjithë futbollistët në dispozicionin, përveç Shillovës ende jo të gatshëm, Uka i cili ka pasur një lëndim joserioz dhe Khalid.

Ulpiana e trajnerit të ri Visoka u tregua skuadër agile e cila e qiti në pah lodhjen fizike të bardhekaltërve nga përgatitjet intensive të fazës përgatitore. Prishtina kishte disa raste të mira shënimi për ta fituar ndeshjen, por edhe skuadra mysafire pati disa tentime të mira kryesisht pas kundërzbritjeve të shpejta e të sakta.

Eglant Haxho

Prishtina avancoi e para me golin e Korenicës (18’) pas aksionit të mirë të nisur nga Januzi nga e majta a vazhduar nga Mankenda në të djathtë te Thaqi dhe pas harkimit të këtij të fundit dhe pritjes të portierit pas gjuajtjes së Januzit, ky i fundit asistoi për numrin 10-të të Prishtinës.

Ulpiana përfitoi nga një harkim nga e majta dhe nga topi i dëbuar me saktësi golin e gjeti Shqiprim Kelmendi (35’).

Pjesa e dytë u dominua në tërësi nga Prishtina, duke shënuar dy herë nga pozita jashtë loje (një herë në pjesën e parë) dhe Januzi duke qëlluar me kokë traversën. U krijuan edhe disa raste tjera të rrezikshme, por që nuk u konkretizuan. 

Për Prishtinën u paraqitën edhe dy futbollistët që po stërvitin me Prishtinën, Andjelo Rudoviç i cili është diku iu imponuar mjaft mirë shtabit teknik dhe mbrojtësi me përvojë i Superligës tonë, Gentian Mazrekaj.

Po ashtu Prishtina e falënderon publikisht Flamurtarin që i mundësoi zhvillimin e kësaj ndeshje testuese.

Ndeshjen e ardhshme Prishtina e zhvillon me Shkupin të shtunën.

Andjelo Rudovic

Prishtina - Ulpiana 1-1 (1-1)

Golat: Meriton Korenica 18’ - Shqiprim Kelmendi 35’

Gjyqtarë: Mentor Ajeti, Altin Zhegrova, Granit Pacolli

Prishtina: Eglant Haxho (Alban Muqiqi - 46’) - Armend Thaqi (Ramush Ramadani - 82’), Leotrim Bekteshi, Ahmet Haliti (Agon Xhaka - 69’), Tun Bardhoku (Gentian Mazrekaj - 72’) - Diar Miftaraj (Qendrim Zyba - 46’), Ergyn Ahmeti (Lorik Boshnjaku - 46’), Endrit Krasniqi (Armend Gashi - 73’) - Meriton Korenica (Andjelo Rudoviç - 59’), Gauthier Mankenda (Liridon Fetahaj - 46’), Ahmed Januzi (Trimror Selimi - 66’).

Ulpiana: Apollon Tara - Egzon Abazi, Granit Ahmeti, Akil Makolli, Gentian Emini, Ardi Shala, Emir Baftiu, Mubarak Musliu, Shqiprim Kelmendi, Blendon Azemi, Drin Ymeri. Në pjesën e dytë luajtën edhe futbollistë tjerë.