Lajme

Miqësore U19: Rilindja - Prishtina 1:5

Miqësore U19: Rilindja - Prishtina 1:5

Fitoren e lartë e siguruan golat e Zeqirit, Zhdrellës, Selimit, Azemit e Hamzës

Prishtinë, 10 shkurt 2018 - Sot në ndeshjen miqësore Rilindja - Prishtina të juniorëve (U19) të zhvilluar në Tokëbahqe u shënuan plotë gjashtë gola.

Prishtina shënoi fitore të lartë 5:1. Ndërsa, skuadra e Rilindjes e cila garon në Ligën e parë të Kosovës për U19, kundër kampionëve aktual të Superligës së juniorëve, rezistuan vetëm në pjesën e parë duke shënuar të parët për epërsinë 1:0. Por, Flamur Zeqiri, ky sulmues qendre i cili premton shumë, barazoi në 1:1.

Pjesa e dytë foli krejtësisht në të mirë të përzgjedhurve të trajnerit Fadil Berisha duke shënuar plot katër gola, duke nisur nga Riza Zhdrella, Trimëron Selimi, Liron Azemi edhe Jon Hamza.

Në pjesën e parë Prishtina U19 luajti me: Alban Reka - Getuar Leci, Egzon Statovci, Xheladin Zeqiri, Artan Menxhiqi, Ramush Ramadani, Kujtim Fetahu, Jon Bajgora, Rizah Zhdrella, Lis Ahmeti dhe Flamur Zeqiri. Në pjesën e dytë luajtën edhe: Liron Azemi, Jon Hamza, Dorant Ahmetaj, Bleon Shaqiri dhe Shkelqim Miftari.