Lajme

Miqësore: Vëllaznimi - Prishtina 0-1

Miqësore: Vëllaznimi - Prishtina 0-1

Golin e vetëm ka shënuar Fetahaj

Gjakovë, 1 gusht, 2017 - Në ndeshjen miqësore ndërmjet rivalëve të vjetër, janë grumbulluar 1.000 shikues.

Prishtina edhe në këtë ndeshje tregoi lojë të pëlqyer, sidomos në pjesën e parë ku përveç golit ka qëlluar edhe traversën (Bozhoviç 33’) e pingulen (Boshnjaku 55’).

Prishtina ka pasur edhe disa raste të mira, ndërsa vendasit rrezikuar vetëm njëherë me Rogoven, por që priti mirë Muqiqi.

Prishtina të dielën zhvillon miqësoren tjetër, në Shkup me skuadrën vendase homonime.

Miqësore:

Vëllaznimi - Prishtina 0:1 (0:1)

Golashënues: Liridon Fetahaj 20’

Shikues: 1.000

Vëllazimi: Altik Muhaxhiri - Samir Sahiti, Tunë Bardhoku, Alban Dragusha, Ardit Vokshi, Kushtrim Gashi, Albutrint Morina, Jeton Dushi, Dardan Rogova, Semir Zeneli, Egzon Gashi. Zëvendësues dhe luajtën edhe: Alban Gecaj, Nikson Memaj, Ilir Syla, Debatik Çerkagjija, Lorik Rudi, Paolo Ivani, Endrit Curri, Bleart Tolaj, Getuar Dragusha, Mikea Avdillari. Kryetrajner: Ismet Munishi.

Prishtina (4-3-3): Visar Bekaj (Alban Muqiqi - 46’), Lorik Maxhuni (Përparim Osmani - 25’), Armend Dallku, Debatik Curri (Agon Xhaka - 62’), Abdul Bashiru (Gentrit Dumani - 62’) - Diar Miftaraj (Bleon Sekiraqa - 62’), Mërgim Pefqeli (Lorik Boshnjaku - 46’), Drashko Bozhoviç (Ergyn Ahmeti - 52’) - Liridon Fetahaj (Gauthier Mankenda - 46’), Mentor Mazrekaj (Arbër Hoxha - 52’), Ahmed Januzi (Kastriot Selmani - 62’). Kryetrajner: Arsim Thaqi.

Rastet/golat:

12’ Aksion i përkryer e që si ky sot kishte disa, në fund Fetahaj nga e djathta në shtyllën e parë për Bozhoviç që përpak s’ia doli të kthej topin në portë.

19’ Januzi ia vjedh topin një mbrojtësit dhe e kalon edhe tjetrin, por i ikën pak topi dhe portieri vendas pret gjuajtjen e shkurtër.

20’ Aksion tjetër i mirë, Mazrekaj pason përpara për Januzin i cili pasi lirohet e kthen për Fetahajn që me gjakftohtësi e mposhtë portierin Muhaxhiri - 0:1.

33’ Aksion shembullor, Januzi ia vazhdon majtë Mazrekajt e ky ikën nëpër vijë fundore dhe e kthen para portës për Bozhoviç që pasi e qetëson topin e gjuan e drejt në traversë.

47’ Rasti i vetëm i vendasve, pas dhënies së topit nga krahu, Rogova nga qendra gjuan me të parën, por intervenim i saktë i portierit Muqiqi.

55’ Lorik Boshnjaku gjuan nga 40-metra dhe qëllon pingulen.

82’ Aksion i nisur nga Boshnjaku e vazhduar nga e djathta prej Osmanit te Sekiraqa që depërton nga krahu në qendër dhe e shtyen topin te Hoxha i cili nga e djathta gjuan në shtyllën e parë, por jashtë saj.