Lajme

Mirë se vjen kampion!

Mirë se vjen kampion!

Leonit Abazi përforcon Prishtinën

Prishtinë, 5 gusht 2019 – Pas bisedave të gjata është arritur akordi trevjeçar me futbollistin Leonit Abazi.

26 vjeçari, i lindur më 26.05.1993 në Gjilan, futbollistë i krahut të majtë 174 cm i gjatë, ish-futbollisti i Dritës, në korrik të vitit 2013 kishte kaluar në Skënderbeun e Korçës – skuadër kjo me të cilën kishte fituar gjithçka çfarë mund të fitohet duke luajtur edhe në grupet e Evropa Ligës.

123 ndeshje të zhvilluara me Skënderbeun (88 kampionale, 8 të Evropa Ligës, 26 për Kupë, 6 ndeshje në kualifikimet e Ligës së kampionëve dhe 5 për Superkupë) duke shënuar 6 gola (4 kampionat, 2 Kupë) dhe 4 asistime.

“Vendosa për Prishtinën, sepse është klubi më i madh në Kosovë, klubi më i trofeshëm dhe klub me ekip me ambicie shumë të mëdha dhe kjo ishte arsyeja më e madhe e kësaj zgjedhje”.

“Sigurisht që pres titullin kampion me Prishtinën, aty ku e ka vendin klubi dhe sa më lart të ecim në Evropë”.

“ E njoh ekipin e Prishtinës, e kam përcjell edhe sa isha në Shqipëri sikurse edhe kryetrajnerin Josa të cilin e kam pasur trajner edhe në Skënderbe. Është trajner me përvojë dhe kam shumë respekt të madh për të”, ka thënë Leonit Abazi.