Lajme

Ndeshja e dytë e 1/2 së DGA Kupës

Ndeshja e dytë e 1/2 së DGA Kupës

Prishtina ndaj Drenicës mbron rezultatin 3-0

Prishtinë, 16 qershor 2020 – Bardhekaltrit i ndajnë edhe 90-minuta larg finales së madhe të Digitalb Kupës së Kosovës. Prishtina ka fituar ndeshjen e parë 3:0 ndaj Drenicës dhe tani i duhet të mbroj këtë rezultat për finalen e 10-të pas vitit 1992 dhe trofeun e 7-të.

Prishtina ka mungesë vetëm Ergyn Ahmetin i cili ka zgjatur muskulin dhe pritet të pushoj disa javë. Të gjithë futbollistët tjerë, përfshirë edhe portierin Haxho, janë të gatshëm para duelit të nesërm.

Ndeshjen do ta gjykojnë gjyqtarët e njëjtë, me emblemë të FIFA-s, sikurse ndeshjen e parë, të prirë nga gjyqtari Genc Nuza, Fatlum Berisha, Bujar Selimaj.

Gjysmëfinalja e DGA Kupës – ndeshja 2

Drenica – Prishtina (0-3)

E mërkurë, 17 qershor – ora: 16.30

Stadiumi: “Bajram Aliu”, Skenderaj

Kreshnik Uka

K. Uka: Dua që në shtëpinë time të siguroj finalen e parë në karrierë

“Në Skenderaj shkojmë në ndeshjen e dytë kthyese pas rezultatit shumë të favorshëm për ne nga ndeshja e parë. Na konvenojnë disa rezultate të favorshme, por nëse na jepet mundësia të fitojmë sërish, pse jo. E duam finalen pa dyshim dhe mbërritja jonë në finale do të ishte më se e merituar. Do të ishte për mua finalja e parë në karrierë dhe shpresoj nuk do të jetë e fundit. E vërtet që në Skenderaj jam lojtar i dashur, ajo fushë është për mua shtëpi e imja, por pa prezencën e shikuesve është më e vështirë, por dua që nga vendi im të siguroj finalen e parë e pastaj të vazhdojmë të mendojmë për kampionat”, ka përfunduar futbollisti anësor, Kreshnik Uka.   

Kreshnik Uka