Lajme

Ndeshje treningu: Shkëndija - Prishtina 1-1

Ndeshje treningu: Shkëndija - Prishtina 1-1

Ndeshje treningu: Shkëndija - Prishtina 1-1

Qendrim Zyba

Skuadrat u paraqiten me përbërje të kombinuar

Belek/Antalya, 30 janar 2019 - Prishtina nesër nga ora 15:00 ndeshet në miqësoren e dytë zyrtare të përgatitjeve në Antalya kundër Olimpik Donjeck - anëtare e elitës së futbollit ukrainas. Ndërsa sot, Prishtina dhe Shkëndija shfrytëzuan rastin të zhvillojnë një ndeshje treningu me skuadra të kombinuara në Belek në kompleksin “Susesi”. Pas 90-minutave dhe një mori rastesh të lëshuara nga Prishtina, ndeshja u mbyll baras 1:1. Tetovarët shënuan të parët në minutën e 10-të kur nga gjuajtja e lirë qëlluan traversën dhe përfituan nga topi kthyes.

Arber Hoxha

Prishtina para se të barazonte në pjesën e dytë qëlloi pingulen me Arbër Hoxhën (29’). Ndërsa, rezultatin përfundimtar e solli aksioni i Alen Jasharoskit pastaj asistimit pas harkimit të Hasanajt nga e djathta dhe shënimit efektiv me kokë të Jamal Arago-s (54’).

Ishte kjo ndeshje që u shërbeu dy trajnerëve për t’i parë të gjithë futbollistët që kanë në dispozicion dhe që kanë më pak minutazhë.

Prishtina luajti me formacion të rreshtuar 4-3-3:
Alban Muqiqi (Laurit Behluli - 78’) - Donat Hasanaj, Ahmet Haliti, Agon Xhaka, Ramush Ramadani - Qendrim Zyba, Argjend Mustafa, Ergyn Ahmeti (Jamal Arago - 46’) - Mergim Pefqeli (Bleon Sekiraqa - 56’), Gauthier Mankenda (Alen Jasharoski - 46’), Arbër Hoxha (Serkan Sefil - 56’).

FC Prishtina

Video kronika më vonë....

Qendrim Zyba