Lajme

“Ndjehem i nderuar të vazhdoj me Prishtinën”

“Ndjehem i nderuar të vazhdoj me Prishtinën”

Leutrim Kryeziu ishte i huazuar nga Lugano për edicionin 2020/21, ndërsa dy skuadrat kanë arritur akordin duke kompletuar transferimin në Prishtinë.

Kryeziu ka nënshkruar kontratë tre vjeçare me klubin tonë.

Kryeziu: Ndjehem i nderuar të vazhdoj me Prishtinën

“Një klub si Prishtina, klubi më i madh në vend, më dha mundësinë që të vazhdojmë së bashku dhe kjo ofertë veçse s’është e mundshme të refuzohet, përkundrazi është nder për mua”.

“Dua të vazhdoj t’i ndihmoj skuadrës. Ndeshjet e Ligës së kampionëve më japin motiv të madh shtesë. Është nder për çdo futbollist të paraqitesh në këtë garë. Dua të shënoj sa më shumë. Dua të ngjitemi sa më larg në Evropë e në Kosovë mos ta diskutojmë më vendin e parë”.

Paraqitjet e Kryeziut me Prishtinën

2020/2021:

- 36 ndeshje zyrtare (8 zëvendësuar dhe 5 zëvendësues), 9 gola dhe 4 asistime.

- Kampionat: 29 ndeshje (7 zëvendësuar dhe 4 zëvendësues), 9 gola dhe 4 asistime.

- Liga e Kampionëve: 2 ndeshje.

- Kupë dhe Superkupë: 5 ndeshje (1 zëvendësuar dhe 1 zëvendësues).