Lajme

Ndjejmë keqardhje për sulmin ndaj ish-kryetrajnerit tonë Bylbyl Sokoli

Ndjejmë keqardhje për sulmin ndaj ish-kryetrajnerit tonë Bylbyl Sokoli

Ftojmë organet gjegjëse t’i zbardhin akterët kushdo qofshin ata dhe të vihen para drejtësisë

Prishtinë, 7 tetor 2018 – Dje u zhvillua derbi i javës, ndeshje kjo që klubi ynë e fitoi, por ashtu njëjtë edhe mund të humbiste, apo edhe ta luante baras. Gjithçka ishte jashtëzakonisht korrekte, si brenda fushës dhe jashtë saj. Na merr menja që të gjithë të pranishmit në stadium dhe ata para ekraneve televizive u kënaqen me shfaqjen e ofruar nga dy skuadrat pretendente për titull. Thjesht, besojmë nuk kishte asnjë vërejtje nga askush.

Dhe, me të mbaruar ndeshja, vije lajmi i sulmit brutal fizik ndaj ish-kryetrajnerit tonë, tani kryetrajner i Llapit, profesor Bylbyl Sokoli!

E pa dëgjuar më parë, as në futbollin tonë me njëmijenjë probleme. E papranueshme. E dënueshme. Gati barbare. Tinëzare. Të sulmosh një punëtor sportiv, një pedagog, një trajner, tek e fundit një prind para banesës së tij. Tani kur, megjithatë futbolli ynë ka marrë rrugën e vetë. Po provon të bije në binarët e profesionalizmit. Po investohet në infrastrukturë dhe klubet kanë filluar të fitojnë pikë edhe jashtë fushave të tyre dhe nuk ndodh asgjë, përveç futboll, dhe normal debat pas çdo ndeshje, për futboll.

Pra, ftojmë të gjitha organet gjegjëse, duke filluar nga vetë Federata, e te organet shtetërore, që mos ta neglizhojnë rastin, ta zbardhin atë dhe akterët të dalin para drejtësisë dhe të marrin dënim të merituar.

FC Prishtina, 7 tetor, 2018