Lajme

Në turnirin e dytë Prishtina arrin sukses me vendin e tretë

Në turnirin e dytë Prishtina arrin sukses me vendin e tretë

Me tre fitore dhe tre humbje, bardhekaltrit u treguan më të suksesshëm se sa mbrëmë

Prishtinë, 6 janar, 2016 – Prishtina ia ka dal, që të paktën, të fiton të vendin e tretë në turnirin e dytë nga katër sa do të marrë pjesë. Në fakt, vetëm një ndeshje i ndali futbollistët tanë që të kualifikoheshin në finale, por u ndalën nga fituesit e turnirit, Rot-Weiß Oberhausen (0:2), por e kompensuan me fitoren për vendin e tretë ndaj Nietlebener SV Askania, 3:2 pas penalltive.

Duhet vlerësuar paraqitjet mbresëlënëse të Lorik Boshnjakut, të portierit Alban Muqiqi që priti penalltitë për vendin e tretë dhe pa dyshim Endrit Krasniqi. Por, paraqitje të mira kanë pasur edhe futbollistë tjerë e që shënuan edhe nga një gol, si Shend Kelmendi, Blend Baftiu etj.

Skuadra, e cila po qëndron në hotel “Atlanta” të Lajpcigut, nesër udhëton dhe e zhvillon turnirin e tretë në Sommerda. Nesër, për dallim nga dy turnirët e parë, në tre ndeshjet e grupit, zhvillon ndeshjet më të lehta gjatë këtij turneu dhe shpresojmë, se mbase, edhe mund t’ia dalin të fitojnë tërë turnirin edhe pse favorit është skuadra e Bundesliga III, Erfurt. Turniri nis nga ora 13.30, por Prishtina luan pak me vone, ndersa neser ju njftojme me gjeresisht.

SC Rot-WeiS Oberhausen – FC Prishtina 2:1
Hallescher FC – FC Prishtina 4:0
SV Blau-WeiS Dolau – FC Prishtina 0:2
Çerekfinale: SV Mersburg 99 – FC Prishtina 1:2
Gjysmëfinale: SC Rot-WeiS Oberhausen – FC Prishtina 2:0
Vendi i tretë: Nietlebener SV Askania – FC Prishtina 2:3 pas penalltive

Sermaxhaj: Sot paraqitje më të mirë – rezultati i pranueshëm
“Sot jemi paraqitur më mirë dhe edhe rezultatet janë të pranueshme pasi që metëvërtet kemi hasur në ekipe që fizikisht janë shumë të përgatitura, janë më të avansuara në aspektin e pjekurisë. Ndërsa, turnirin nuk ia arritëm të marrim në mungesë të përvojës të këtyre turnirëve dhe jopjekurisë për t’u përballur edhe me ekipe të ish-Bundesligës, si Oberhauseni që sot na mposhti në gjysmëfinale dhe pastaj triumfoi në turnir”, ka deklaruar pas ditës së dytë, trajneri, Sami Sermaxhaj.

L. Boshnjaku: Ne teknik – ata tempin e lartë dhe të fortë fizikisht
“Dje nuk patëm paraqitje të mirë dhe dallon nga kjo e sotmja. Dje, kishim vështirësi të adaptoheshim, ndërsa sot ishim më të përgatitur dhe më të kujdesshëm se sa dje. Por, pres ende të përmirësohemi në dy ditët e ardhshme, të rrisim nivelin e lojës, pasi që jemi më lartë se sa kundërshtarët në aspektin teknik, por ato kanë epërsinë e tempit shumë të lartë dhe jashtëzakonisht të fuqishëm në duele”, ka thënë, Lorik Boshnjaku.

A. Muqiqi: Loja jonë u përshëndet nga publiku
“Sot edhe fati nuk ishte me ne, pasi që humbëm në gjysmëfinale. Ndërsa, në fund u deshtë të pajtoheshim vetëm me vendin e tretë. Mendoj se patëm paraqitje mjaft të mirë ku në fund shfaqja jonë u vlerësua me duartrokitje nga publiku i pranishëm. Besoj se në dy turnirët e ardhshëm do të kemi paraqitje edhe më të mira”, ka thënë portieri, Muqiqi.

E. Krasniqi: U përshtatem në parket – erdhi pak sukses
“Pasi që më në fund u përshtatem me parket, atëherë në shprehje erdhi edhe pak sukses – vendi i tretë. Por, besoj se ende ka vend të përmirësohemi edhe në dy turnirët e ardhshëm. Duhet pranuar se këtu kemi hasur në ekipe të mira jo vetëm të futsallit, por edhe të futbollit të madh”, ka thënë pas turnirit të dytë, Endrit Krasniqi.