Lajme

“Nëse dalim në lojën tonë, jam i sigurt që kalojmë tutje”

“Nëse dalim në lojën tonë, jam i sigurt që kalojmë tutje”

Elbasan, 24 qershor, 2021 - Flet Besnik Krasniqi para ndeshjes, Prishtina - Inter.

Besnik Krasniqi

Besnik Krasniqi: Nëse dalim në lojën tonë, jam i sigurt që kalojmë tutje

“E përfunduam edhe seancën e fundit stërvitore para ndeshjes shumë të rëndësishme që kemi nesër.
Edhe pse nuk e njohim shumë kundërshtarin, ne do të hyjmë në këtë përballje që te shfaqim lojën tonë. Jemi mjaft shumë të motivuar, të japim maksimumin, të fitojmë këtë sfidë dhe të kalojmë tutje.
Jemi të vetëdijshëm që nuk ka ndeshje të  lehtë dhe as nesër nuk do të jetë lehtë, por nëse dalim në lojën tonë, jam shumë optimist që do të kalojmë tutje”.