Lajme

Nesër miqësorja e fundit në Antalya

Nesër miqësorja e fundit në Antalya

Nesër miqësorja e fundit në Antalya

Prishtina do të paraqitet me formacionin më të mirë

Lara/Antalya, 2 shkurt 2019 - Prishtina nesër zhvillon miqësoren e fundit testuese në përgatitjet e Antalyas. Për kundërshtar do t’i ketë të rinjtë U21 të Shahktarit të Donjeckut nga Ukraina - skuadër kjo që vitin e kaluar kishte mposhtur bardhekaltrit 2-1.

Prishtina nuk ka mungesa - asnjë futbollistë nuk është i lënduar dhe do të jetë kjo prova gjenerale para ndeshjes për kupë pas një jave me Trepçën ‘89.

Ndeshja nis nga ora 17:30 të Turqisë apo 15:30 me orë të Kosovës.