Lajme

Nesër miqësorja testuese e tretë rresht

Nesër miqësorja testuese e tretë rresht

Përball Shkupit nga ora 17:30 në “Fadil Vokrri”

Prishtinë, 26 korrik 2019 - Skuadra sot i ka dhënë fund fazës prej dhjetë ditësh shumë intensive të përgatitjeve fizike. Ndërsa nga e hëna, skuadra tani do të përqendrohet më shumë në përgatitjet tekniko-taktike duke i tejkaluar tani më, pjesën më të vështirë dhe të rëndësishme, atë fizike.

Kurse, nesër, e shtunë - 27 korrik nga ora 17:30, Prishtina e pret Shkupin në miqësoren testuese. Shkupi ka qenë pjesëmarrëse, sikurse edhe Prishtina, e Europa League dhe mbase shikuesit mund të shohin futboll më kualitativ për këtë fazë përgatitore.

Hyrja në stadium do të jetë e lirë pa bileta, ndërsa transmetohet në TV Zëri dhe në facebook të klubit.


Përndryshe, Shkupi dhe Prishtina janë takuar dy herë tjera në miqësore, që të dyja në Shkup, si Sloga më 2006 dhe si Shkupi më 2017.