Lajme

Nesër nga ora 13 shorti i Superligës

Nesër nga ora 13 shorti i Superligës

Sezoni i ri 2019/20 pritet të filloj më 17 gusht

Prishtinë, 30 korrik 2019 – Shorti i Superligës për edicionin 2019/20 hedhet nesër, e mërkurë – 31 korrik, nga ora 13:00.

Ipko Superliga e Kosovës sërish i numëron 12 skuadra. Sezoni 2019/20 është i 27-ti pas mëvetësimit të futbollit më 1991 dhe i 21-ti pas luftës.

Nga 26 titujt nga viti 1991, 12 skuadrat pjesëmarrëse të këtij edicioni i zotërojnë 70% e titujve. Ndërsa nga 18 titujt e fituar nga 12 skuadrat pjesëmarrëse, vetëm Prishtina i zotëron 10 tituj apo më shumë se gjysmën e të gjitha skuadrave tjera.

Skuadrat pjesëmarrëse të Ipko Superligës së Kosovës për edicionin 2019/20 dhe titujt e fituar:

10 Prishtina (91/92, 95/96, 96/97, 99/00, 00/01, 03/04, 07/08, 08/09, 11/12, 12/13)
  3 Feronikeli (14/15, 15/16, 18/19)
  2 Drita (02/03, 17/18)
  1 Trepça ’89 (16/17)
  1 Vushtrria (13/14)
  1 Dukagjini (93/94)
    Llapi
    Gjilani
    Ferizaj
    Ballkani
    Flamurtari
    Drenica..