Lajme

Nesër, Prishtina - Borussia Dortmund

Nesër, Prishtina - Borussia Dortmund

Bardhekaltrit takohen edhe me Lech Poznan e Bayer Leverkusen

Iserlohn, 21 janar, 2017 - Nuk kanë përfundim duelet me skuadrat e mëdha për pionierët tanë. Pas matjes së forcave me Hamburger, Schalke e Stuttgart, Prishtina U-15, nesër, e diel, takohet edhe me Borussia Dortmund, Lech Poznan të Polonisë si dhe Bayer Leverkusen.

T’ju kujtojmë, se futbollistët e rinj të Prishtinës, mbrëmë pas orës 01.00 të natës ishin akomoduar në hotel dhe vetëm pas 9 ore prej udhëtimit kishin luajtur ndeshjen e parë të turneut dhe edhe lodhja dhe jo pushimi i mjaftueshëm kishte ndikuar sado pak në përformancën e djelmoshave tanë.

Po ashtu, duhet theksuar, se përveç skuadrës së Bajernit të Munihut, pothuajse po marrin pjesë skuadrat komplete të Bundesligës, si dhe akademi të njohura që kanë qitur lojtar në dekadën e fundit, Arsenal i Londrës dhe Dinamo e Zagrebit e cila sot ka shkëlqyer.

Pra, shpresojmë se me një përqendrim më të madh, futbollistët tanë do t’i tregojnë vlerat reale në ditën e dytë të turneut.

Orari i ditës së dytë:

Ora: 09.42 Borussia Dortmund - Prishtina
Ora: 12.06 Prishtina - Lech Poznan Poloni
Ora: 13.50 Bayer Leverkusen - Prishtina

Avni Durmishi, Iserlohn