Lajme

Nesër: Prishtina - Dinamo Brest BLR (15.00)

Nesër: Prishtina - Dinamo Brest BLR (15.00)

Skuadra bjelloruese konsiderohet ndër skuadrat më të vështira viteve të fundit

Antalya, 6 shkurt, 2017 - Pas ndeshjes së djeshme të vlerësuar me ukrainasit, nesër skuadra jonë ka njërën ndër sfidat më të vështira viteve të fundit. Takohet me skuadrën e elitës bjelloruse, Dinamo Brest. Bjellorusët pozicionohen në klasifikim si e teta nga 16 skuadrat e elitës së këtij shteti në ekspansion të futbollit. Në skuadrën bardhekaltër nga Bjellorusia luajnë plotë 14-futbollistë të huaj. Ndërsa, gjatë qëndrimit në Turqi, janë ndeshur me Gaziantepsporin e Turqisë (0:1), si dhe do të ndeshen me Dinamon e Zagrebit dhe të Dinamon e Moskës.

Ish-anëtarja e Ligës së tretë dhe të dytë të ish-Bashkimit Sovjetik, nga pavarësia e Bjellorusisë është anëtare e përhershme e kategorisë së parë dhe në vitin 2007 ka fituar Kupen, kurse më 1992 ka përfunduar e treta.

Pra, rival që duhet vlerësuar dhe që të vlerëson edhe pse vije nga shteti që nuk e njeh Republikën e Kosovës, megjithatë sporti tregon edhe njëherë që bashkon popujt. 


Avni Durmishi