Lajme

Nesër shorti i çerekfinales së Kupës

Nesër shorti i çerekfinales së Kupës

Bardhekaltrit për herë të 12-të çerekfinalist

Prishtinë, 11 dhjetor 2019 - Nesër nga ora 12:00 hedhet shorti i çerekfinales së Digitalb KuSpës së Kosovës.

Prishtina nga mëvetësimi i futbollit tonë më 1991 ka fituar 6 trofe dhe vetëm pas luftës ka fituar 4, ndërsa nga viti 1999 ka zhvilluar 7 finale, 9 gjysmëfinale dhe plot 12 çerekfinale, pra në 21 edicione në gjysmën e tyre ka kaluar në raundin para gjysmëfinales.

Bardhekaltrit edicionin e kaluar ishin eliminuar po në çerekfinale kundër Trepçës ‘89 pas penalltive, ndërsa në shortin e nesërm kundërshtar eventual mund të jetë njëra prej skuadrave si, Ballkani, Gjilani, Feronikeli, Drenica, Vushtrria, Dukagjini dhe Liria.

Ndeshjet çerekfinale zhvillohen më 8/9 shkurt, kurse stinori pranveror i Superligës fillon më 15 shkurt.