Lajme

Nesër shorti i raundit të parë të “Championsit”

Nesër shorti i raundit të parë të “Championsit”

Fituesi i raundit preliminar mëson katër skuadrat eventuale në raundin e parë

UEFA, sonte, një ditë para hedhjes së shortit të raundit të parë dhe dy ditë para hedhjes së shortit të raundit të dytë, i ka ndarë skuadrat në katër grupe. Fituesi i turnirit preliminar (Folgore - Prishtina/HB - Inter) është hedhur në grupin e 4-të dhe katër skuadra bartëse, si kampionët e Kroacisë, Dinamo Zagreb, kampioni hungarez, Ferencvarosh, kampioni estonez Flora Talin dhe kampioni lituanes, Zhalgiris Vilnius.

Pra, nëse Prishtina kalon raundin preliminar, nesër do të mësoj edhe kundërshtarin eventual në raundin e parë nga katër skuadrat e lartcekura.