Lajme

Nesër testuesja e tretë

Nesër testuesja e tretë

Chertanovo nga kategoria e dytë ruse kundërshtar

Lara/Antalya, 27 janar 2020 - Bardhekaltrit nesër zhvillojnë testuesen e tretë në përgatitjet e dimrit në Turqi. Kundërshtari i ardhshëm vije nga Rusia, Chertanovo nga Moska e cila vije nga kategoria e dytë e futbollit rus, konkretisht e ranguar në vendin e 5-të, vetëm 4 pikë më pak se vendi i parë që dërgon në elitën e futbollit rus, Volgograd.

Pa dyshim se ndër katër skuadrat kundërshtare në këto përgatitje, kjo ruse është më anonimja. Janë klub i themeluar në vitin 1993 dhe nga Akademia profesionale e futbollit kanë arritur të jenë pretendent për t’u inkuadruar në elitën e futbollit të Rusisë.

Bardhekaltrit deri më tani janë ndeshur me Arda të Bullgarisë (5:0), Kolos të Ukrainës (1:1) dhe më 30 janar ndeshen me Ordabasy të Kazakistanit.

Skuadra të premten më 31 janar në mbrëmje rikthehet në Prishtinë.