Lajme

Skuadra fillon punën në fushë

Skuadra fillon punën në fushë

Nga e hëna dy herë në ditë

Prishtinë, 11 janar 2020 – Pas një jave punë në fitnes, skuadra sot ka dal në tapetin e blertë, gjegjësisht në fushën e 2 Korrikut.

Nën urdhrat e shtabit teknik të prirë nga kryetrajneri Armend Dallku, prezent ishin 23 futbollistë (portierë: Eglant Haxho, Alban Muqiqi, Adi Hyla, mbrojtës: Erdin Dushi nga juniorët, Labinot Ibrahimi, Ahmet Haliti, Diar Miftaraj, Tun Bardhoku, Ermal Vitija; mesfushorë: Leonit Abazi, Ardit Hila, Lorik Boshnjaku, Qendrim Zyba, Endrit Krasniqi, Ergyn Ahmeti, Armend Gashi, Meriton Korenica, Kreshnik Uka, Gauthier Mankenda dhe sulmuesë: Ahmed Januzi, Alban Shillova, Trimror Selimi dhe Oto John), ndërsa munguan Armend Thaqi, Leotrim Bekteshi dhe Visar Bekaj të grumbulluar në Përfaqësuese, ndërsa i riu nga juniorët, Dhurim Zhuri i bashkohet ndërkohë skuadrës.

Gëzon fakti që përveç të riut Gashi që duhet të bëjë një kontroll të detajizuar mjekësore, të gjithë futbollistë tjerë janë në konditat maksimale fizike, kjo më së miri u vërejt gjatë trening-ndeshjes së sotme e cila për gjashtëdhjetë minuta sa u mbajt, dha temp të lartë dhe u përballua jashtëzakonisht mirë.

Skuadra nga dita e hënë punon dy herë në ditë deri më 19 janar kur udhëton në Antalya të Turqisë me që rast do të zhvilloj edhe katër miqësore testuese, më 22 janar kundër Arda (Bullgari), 26 janar kundër Kolos (Ukrainë), më 28 janar kundër Cherno More (Bullgari) dhe 30 janar kundër Ordabasy (Kazakistan) – të gjitha këto skuadra të Ligave më të forta të tre shteteve të lartcekura.