Lajme

Ngushëllime familjes së Shemsi Humollit

Ngushëllime familjes së Shemsi Humollit

Ish-gjyqtari ishte adhurues i madh i Prishtinës

Prishtinë, 26 tetor, 2017 – Dje morëm lajmin se ka ndërruar jetë ish-gjyqtari, Shemsi Humolli.  Ky lajm i kobshëm ka prekur shumë të gjithë anëtarët e klubit futbollit Prishtina.
Humolli ishte gjyqtar, mbi të gjitha njeri i jashtëzakonshëm. Ka kontribuar jashtëzakonisht shumë në ngritjen e cilësisë së gjykimit, sidomos në formimin e gjyqtarëve të rinj.
“Shema” ishte adhuruesi i madh i klubit të futbollit Prishtina. Ishte adhurues pa hile i klubit. Prishtina e respektonte pa masë, ishte njeri i pa ndarë dhe i afërt me të gjitha grupmoshat e trajnerët e Prishtinës.

Shkuarja e tij na ka mërzitur të gjithë ne. Do të na mungon shumë. Qoftë kujtimi i përhershëm!

FC Prishtina u shpreh ngushëllimet më të përzemërta familjes dhe të gjithë miqve e shokëve të shumtë që ka i paharruari, Shemsi Humolli.

Varrimi i të ndjerit bëhet sot në varrezat e fshatit Lupq në ora 17:00.