Lajme

Nis kampionati i juniorëve

Nis kampionati i juniorëve

Sot nga ora 11 në fushën e 2 Korrikut Prishtina e pret Gjilanin

Prishtinë, 4 shtator, 2017 – Sot Prishtina U19 starton kampionatin nga ora 11:00 dhe e pret Gjilanin. Ndeshja zhvillohet në fushën e 2 Korrikut në lagjen Arbëria, aty ku bardhekaltrit do të zhvillojnë këtë ndeshje si vendas. Prishtina edicionin e kaluar ishte shpall kampione, por këtë edicion ka futbollistë më të rinj për një vit në moshë dhe shumica prej tyre janë nga kategoria e U17 që kanë kaluar në U19. Po ashtu edhe trajner i të rinjve bardhekaltër tani e tutje është Fadil Berisha, ish-kryetrajner i skuadrës së parë dhe edicionin e kaluar trajner i U17.