Lajme

Nuk ka interesim për transmetim të ndeshjes

Nuk ka interesim për transmetim të ndeshjes

Sipas të gjitha gjasave nuk do të ketë transmetim

Prishtinë, 4 korrik, 2017 - Vazhdon avazi i mosinteresimit adekuat të medieve kosovare për përcjelljen e ngjarjeve madhore ndërkombëtare të klubeve tona sportive.

Edhe kësaj here është shumë interesim i vogël dhe oferta nënçmuese për klubin. Prandaj sipas të gjitha gjasave nuk do të ketë transmetim televiziv dhe për këtë arsye i bëjmë ftesë të gjithë adhuruesve të vërtet të klubit të na përkrahin me prezencën e tyre në stadium.