Lajme

Nuk kemi pasur fat në short - mirë që luajmë dy ndeshje

Nuk kemi pasur fat në short - mirë që luajmë dy ndeshje

Prishtinë, 23 mars 2021 - Pas hedhjes së shortit të gjysmëfinales, flet kryetrajneri Ramadani.

Nuk kemi pasur fat aspak në shortin e Kupës që nga fillimi i saj e ku gjithmonë na kanë rënë ekipet më të forta të secilit raund, duke filluar prej 1/8 me Dritën, në çerekfinale me Feronikelin dhe tash në gjysmëfinale me Llapin.
Short, padyshim i vështirë dhe njëkohësisht finale para finales kryesore.
Vlerësim maksimal për Llapin si ekip. E dimë që objektivi i dy skuadrave është kupa, por është mirë qe luhet me dy ndeshje dhe të shpresojmë që edhe këtë pengesë të vështirë ta kalojmë për të dalë në finale
”.