Lajme

Operohet suksesshëm Lorik Boshnjaku

Operohet suksesshëm Lorik Boshnjaku

Do të rikthehet diku pas tre muajve

Prishtinë, 7 nëntor, 2017 – Pas disa kontrollimeve te specialistët u konstatua se mesfushori Lorik Boshnjaku e ka operimin të detyruar. Boshnjaku u deshtë të intervenonte në qafën e kockës “talus” në thembrën e këmbës së djathtë.

Operimin me sukses ka bërë doktor Iliev në Spitalin “Remedika” të Shkupit.

Boshnjaku pritet të mungoj të paktën dy muaj e gjysmë dhe nëse gjithçka ecën në rregull ai pritet t’i rikthehet seancave stërvitore pas tre muajve. 

T’ju kujtojmë se Boshnjaku është lojtari i tretë që ka humbur stinorin vjeshtor pas Khalid dhe Mazrekaj.