Lajme

Orari i fazës së tretë - të fundit

Orari i fazës së tretë - të fundit

Në mesjavë nis me Trepçën ‘89 në Pejë

Prishtinë, 11 mars 2018 - Pas përfundimit të ndeshjeve të javës XXII, tani dihen edhe çiftet e fazës së tretë - të fundit të Vala Superligës. Zhvillohet edhe nga një ndeshje secila me secilën, ndërsa gjashtë skuadrat e para në klasifikim e kanë nga një ndeshje më shumë në terrenet e tyre.

Prishtina fazën e tretë do të nis menjëherë në mesjavë në kuadër të javës së XXIII duke e pritur Trepçën ‘89 në Pejë e ku para një jave e kishte mposhtur në kuadër të javës së XXI, 2:0. Ndërsa menjëherë në fundjavë bardhekaltrit udhëtojnë në Skenderaj kundër Drenicës për javën e XXIV.

Java XXIII: 14/15 mars, Prishtina - Trepça ‘89
Java XXIV: 18/19 mars, Drenica - Prishtina
Java XXV: 1 prill, Prishtina - Vëllaznimi
Gjysmëfinalja e Kupës: 4 prill, Prishtina - Vushtrria (ndeshja e parë)
Java XXVI: 7/8 prill, Flamurtari - Prishtina
Java XXVII: 14/15 prill, Prishtina - Besa
Gjysmëfinalja e Kupës: 18 prill, Vushtrria - Prishtina (ndeshja e dytë)
Java XXVIII: 22 prill: Vllaznia - Prishtina
Java XXIX: 29 prill, Prishtina - Llapi
Java XXX: 2 maj, Feronikeli - Prishtina
Java XXXI: 5 maj, Prishtina - Gjilani
Java XXII: 12 maj, Liria - Prishtina
Java XXIII: 19 maj, Prishtina - Drita
Finalja e Kupës, 26 maj, ?:?