Lajme

Orari i kategorive të reja

Orari i kategorive të reja

Dy derbi të shtunën në Kastriot, U19 me Trepçën ’89, U17 me Ferizajn

Prishtinë, 13 prill, 2017 – Në fundjavë, përveç grupit“B”, të gjitha kategoritë e reja zhvillojnë ndeshjet e rregullta kampionale.

Dy derbit në Kastriot do të zhvillohen të shtunën.  Së pari nga ora 11.00, U17 e Superligës e pret Ferizajn, pastaj nga ora 13.30, U19 takohet me Trepçën ’89.

Ndërsa, të dielën me fillim nga ora 10.00, po në Kastriot, tre grupmoshat e Grupit “A” e presin Sh.f. “Liridoni”.