Lajme

Orari i kategorive të reja

Orari i kategorive të reja

U19 derbi me Ramiz Sadikun – U17 me Gjilanin – LRFP shtyn ndeshjet

Prishtinë, 21 prill – 2017 – Në fundjavë zhvillohen vetëm dy ndeshje të kategorive të reja. Ndërsa, ndeshjet e kampionatit të Lidhjes rajonale të Prishtinës shtyhen përshkak motit të keq.

Ndërsa, juniorët (U19) dhe kadetët (U17) të Superligës i zhvillojnë ndeshjet e tyre këtë të diel më 23 prill.

U19 e Prishtinës takohet me Ramiz Sadikun. Skuadra bardhezi edhe pse ndodhet mjaft poshtë në klasifikim, përballja e bardhekaltërve me ta gjithmonë është derbi dhe ndeshje interesante.

Kurse, kadetët U17 të Superligës takohen në Gjilan me skuadrën homonime.

Superliga U19:
Prishtina – Ramiz Sadiku
E diel, 23 prill – ora: 11.00
Fusha ndihmëse e stadiumit “Agron Rama”, Kastriot

Superliga U17:
Gjilani – Prishtina
E diel, 23 prill – ora: 10.00
Fusha me bari sintetik, Gjilan