Lajme

Orari i turnirit të dytë të sotëm

Orari i turnirit të dytë të sotëm

Ndeshjet fillojnë nga ora 13.30, Prishtina luan nga ora 14.16

Prishtinë, 6 janar, 2017 – Prishtina sot zhvillon turnirin e dytë gjatë qëndrimit gjashtë ditor në Gjermani. Pas rezultateve mesatare të arritura mbrëmë në Lajpcig, sot skuadra transferohet në qytetin e Halles kur do të luaj edhe katër – gjashtë ndeshje tjera nga dhjetë minuta.

Për dallim nga mbrëmë, sot janë kundërshtar shumë më të fortë, e që tregoi edhe turniri i mbrëmshëm, si finalisti, Oberhausen apo edhe skuadra vendase, Hallescher si skuadra më e fortë në katër turnirit ku Prishtina përballet dhe e cila vjen nga Bundesliga III.

Sidoqoftë, shpresojmë që ekipi ynë të jetë ambientuar me palestrat me parket dhe të jap më të mirën nga vetja e tyre.

Orari i sotëm

6 janar, 2016

Turneu internacional “Halplus-CUP”, Halle

Salla: “ERDGAS-Sportarena”, ora: 13.30

Pjesëmarrëse në turne:

FC Prishtina
„Bernd Schneider & Friends”
Hallescher FC (Bundesliga 3)
SC Rot-Weiß Oberhausen (Regionalliga West)
1.FC Lokomotive Leipzig (Regionalliga Nordost)
SV Merseburg 99 (NOFV Oberliga Süd)
SV Blau-Weiß Dölau (Verbandsliga Sachsen-Anhalt)


Orari i Prishtinës në Grupin “B”:

Ora: 14.16, ndeshja IV: SC Rot-WeiS Oberhausen – FC Prishtina
Ora: 14.52, ndeshja e VII: Hallescher FC – FC Prishtina
Ora: 15.52, ndeshja e XII: SV Blau-WeiS Dolau – FC Prishtina

*Sipas klasifikimit në tabelë ndeshet me skuadrat e grupit tjetër në vazhdim të turnirit