Lajme

Pas 22 javëve Prishtina e treta

Pas 22 javëve Prishtina e treta

Orari i 11 ndeshjeve të fazës së tretë të fundit

Prishtinë, 20 mars, 2017 – Prishtina ka mbyllur dy fazat e para kampionale në vendin e tretë me 42 pikë (12 fitore, 6 barazime dhe 4 humbje, me golldallim 26:10), 12 pikë më pak se lideri i klasifikimit Trepça ’89 (54), 6 pikë më pak se vendi i dytë Feronikeli (48) dhe 2 pikë më shumë se vendi i katërt, Llapi (40).
Andaj, si e treta do të ketë 7 ndeshje si vendase dhe 6 si mysafire. Në javën e 31-të do të udhëtoj në Drenas kundër Feronikelit, kurse javën e parafundit të 32-të do të pres Trepçën ’89 dhe në fund do të udhëtoj në Skenderaj te Drenica. 

Kampionati tani ka pauzë përshkak ndeshjeve të Përfaqësueseve deri më 1 prill.

Orari i 11 ndeshjeve të fundit:

Java XXIII: Prishtina – Ferizaj
Java XXIV: Drita – Prishtina
Java XXV: Prishtina – Trepça
Java XXVI: Hajvalia – Prishtina
Java XXVII: Prishtina – Gjilani
Java XXVIII: Besa – Prishtina
Java XXIX: Prishtina – Llapi
Java XXX: Prishtina – Liria
Java XXXI: Feronikeli – Prishtina
Java XXXII: Prishtina – Trepça ‘89
Java XXXIII: Drenica - Prishtina