Lajme

Pas 24 orësh mbyllet afati kalimtar

Pas 24 orësh mbyllet afati kalimtar

Prishtina me marrëveshje shkëput kontratën me Fetahajn

Prishtinë, 15 gusht 2019 - Kanë mbetur pak më shumë se 24 orë deri në mbylljen e afatit kalimtar. FC Prishtina me gjasë të madhe ka mbyllur transferet për edicionin e ri me mundësi të vogël të ketë ndonjë ndryshim madhor dhe mbetët vetëm prezantimi i mbrojtësit të rikthyer nga Partizani, Labinot Ibrahimi.

Liridon Fetahaj është futbollisti i fundit që ka ndërruar ambient i cili me marrëveshje të dyanshme ka shkëputur kontratën duke iu bashkuar skuadrës së Ballkanit. Fetahaj në edicionin e fundit 2018/19 ishte i huazuar në Liri, ndërsa gjatë një viti me fanellën bardhekaltër më 2017/18 ka regjistruar 28 paraqitje (14 zëvendësuar/10 zëvendësues) duke shënuar 2 gola (dygolësh me Vllazninë e Pozharanit në Gjilan) dhe duke asistuar 1 gol.

FC Prishtina e falënderon Fetahajn për kontributin e dhënë dhe i dëshiron sukses në vazhdim të karrierës.